BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/2 f. 7
  • A është Jezui Perëndia i Plotfuqishëm?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është Jezui Perëndia i Plotfuqishëm?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • A është Perëndia gjithmonë më i lartë se Jezui?
    A duhet të besosh në Trinitet?
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • ‘Biri dëshiron të na zbulojë Atin’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • «Udha, e vërteta dhe jeta»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/2 f. 7

A është Jezui Perëndia i Plotfuqishëm?

Përgjigjet e zakonshme:

▪ «Po, Jezui është Perëndia i Plotfuqishëm.»

▪ «Jezui ishte shfaqja e Perëndisë në mish.»

Çfarë tha Jezui?

▪ «Po të më donit, do të gëzonit që po shkoj tek Ati, sepse Ati është më i madh se unë.» (Gjoni 14:28) Jezui e pranoi se ai dhe Ati i tij nuk janë të barabartë.

▪ «Po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj.» (Gjoni 20:17) Jezui nuk foli për veten sikur të ishte Perëndia, por iu referua si një Person më vete.

▪ «Nuk fola nga vetja, por vetë Ati që më dërgoi, më urdhëroi se çfarë të them e çfarë të flas.» (Gjoni 12:49) Mësimet e Jezuit nuk vinin nga ai vetë, por nga Ati.

JEZUI tha se është Biri i Perëndisë, jo Perëndia i Plotfuqishëm. Nëse ai ishte Perëndia, kujt i lutej kur ishte këtu në tokë? (Mateu 14:23; 26:26-29) Natyrisht, Jezui nuk po hiqej sikur po fliste me dikë tjetër.

Kur dy dishepuj i kërkuan Jezuit pozita të veçanta në Mbretërinë e tij, ai iu përgjigj: «Nuk më takon mua t’ju ul në të djathtën dhe në të majtën time. Ai vend u takon atyre që ua ka bërë gati Ati im.» (Mateu 20:23) A po i gënjente Jezui, duke u thënë se nuk kishte autoritet t’u plotësonte kërkesën? Jo, nuk po gënjente. Përkundrazi, me përulësi pranoi se vetëm Perëndia ka autoritetin të marrë vendime të tilla. Madje Jezui shpjegoi se disa gjëra nuk i dinin as ai, as engjëjt, por vetëm Ati.—Marku 13:32.

A ishte Jezui më i ulët se Perëndia vetëm kur ishte si njeri këtu në tokë? Jo. Edhe pasi vdiq e u ringjall, Jezui përshkruhet në Bibël si i nënshtruar ndaj Perëndisë. Apostulli Pavël na kujton se «kreu i Krishtit është Perëndia». (1 Korintasve 11:3) Bibla thotë se në të ardhmen, «kur çdo gjë t’i jetë nënshtruar atij, atëherë edhe vetë Biri do t’i nënshtrohet Atij që i nënshtroi çdo gjë, që Perëndia të jetë gjithçka për të gjithë».—1 Korintasve 15:28.

Pra, duket qartë se Jezui nuk është Perëndia i Plotfuqishëm. Ja përse ai e quajti Atin ‘Perëndia im’.—Zbulesa 3:2, 12; 2 Korintasve 1:3, 4.a

[Shënimi]

a Për më shumë informacion rreth kësaj teme, shih faqet 201-204 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Diçitura në faqen 7]

Jezui tha se disa gjëra nuk i dinin as ai, as engjëjt, por vetëm Ati

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo