BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/7 f. 4-5
  • 1. Kërkoji ndihmë Autorit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1. Kërkoji ndihmë Autorit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Fryma e shenjtë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Çfarë është fryma e shenjtë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Ec sipas frymës dhe do të jetosh në lartësinë e kushtimit tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shekullin e parë dhe sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/7 f. 4-5

Si mund ta kuptosh Biblën?

1. Kërkoji ndihmë Autorit

«Dikur e lexoja Biblën para se të flija,—thotë Ninfa, që jeton në Itali.—Këtë e bëja sepse e dija se ishte Fjala e Perëndisë dhe, megjithëse nuk më pëlqente leximi, doja të dija se ç’kishte shkruar Perëndia në Bibël. Kisha ndër mend ta lexoja të gjithën. Në fillim m’u duk e lehtë, por më pas, kur arrita në disa pjesë që më dukeshin të vështira, e ndërpreva leximin.»

A TË ka ndodhur diçka e ngjashme me Ninfën? Shumë do të përgjigjeshin po. Megjithatë, siç pamë në artikullin e mëparshëm, Autori i Biblës, Perëndia Jehova, do që ta kuptosh Fjalën e tij. Por, si mund ta arrish? Hapi i parë është t’i kërkosh ndihmë Autorit.

Apostujt e Jezuit konsideroheshin «të pashkolluar e të thjeshtë» sepse nuk kishin ndjekur shkollat teologjike të rabinëve judenj. (Veprat 4:13) Megjithatë, Jezui i siguroi se mund ta kuptonin Fjalën e Perëndisë. Në ç’mënyrë? Jezui shpjegoi: «Ndihmësi, fryma e shenjtë, të cilën Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë gjithçka.» (Gjoni 14:26) Perëndia e përdori këtë frymë të shenjtë ose forcë vepruese për të krijuar tokën dhe çdo lloj jete në të. (Zanafilla 1:2) Gjithashtu, e përdori atë për të frymëzuar 40 shkrimtarë që të hidhnin me shkrim mendimet e tij në Bibël. (2 Pjetrit 1:20, 21) Po e njëjta frymë mund të ndihmojë këdo që dëshiron të kuptojë Biblën.

Si mund ta marrësh frymën e shenjtë të Perëndisë? Duhet ta kërkosh me besim, dhe shpesh kjo duhet bërë me këmbëngulje. «Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet,—tha Jezui.—Nëse ju . . . dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, aq më shumë Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë!» (Luka 11:9, 13) Jehovai do t’u japë bujarisht frymë të shenjtë atyre që e kërkojnë me sinqeritet. Kjo forcë vepruese mund të të ndihmojë të kapësh kuptimin e fjalëve të frymëzuara të shkruara në Bibël mijëra vjet më parë. Po ashtu, fryma e Perëndisë mund të të japë mençurinë e nevojshme për të vënë në jetë mesazhin e fuqishëm të Biblës.—Hebrenjve 4:12; Jakovi 1:5, 6.

Kështu, çdo herë që të ulesh për të lexuar Biblën, lutju Perëndisë dhe kërkoji frymën e shenjtë që të të ndihmojë të kuptosh Fjalën e tij.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo