BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/2 f. 3
  • Cila është e vërteta rreth qiellit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cila është e vërteta rreth qiellit?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Qielli
    Zgjohuni!—2016
  • Çfarë është qielli?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Kush shkon në qiell dhe përse?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • A shkojnë në qiell gjithë të krishterët besnikë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/2 f. 3

Cila është e vërteta rreth qiellit?

SHPRESA e jetës në qiell mund të duket vërtet tërheqëse. Myslimanët, hinduistët, budistët, anëtarët e kishave të krishterimit e madje edhe shumë që nuk janë fetarë, besojnë në forma të ndryshme te jeta pas vdekjes. Zakonisht, njerëzit e imagjinojnë qiellin si një vend të bukur ku gjejnë kënaqësi e lehtësim nga vuajtjet dhe bashkohen me të afërmit e vdekur. E megjithatë, për shumicën e njerëzve, është më se e vërtetë shprehja: «Të gjithë duan të shkojnë në qiell, por asnjë nuk dëshiron të vdesë që të shkojë atje.» Pse?

Po të ishim krijuar për të vdekur dhe për të shkuar në qiell, a nuk do ta prisnin me padurim atë çast më shumë njerëz, ashtu siç pret një fëmijë të rritet ose një i ri të martohet? Por shumica e njerëzve nuk do që të vdesë.

Pavarësisht nga kjo, predikues të fesë thonë se jemi krijuar për të jetuar në qiell pas qëndrimit të përkohshëm në tokë. Për shembull, sipas një agjencie lajmesh, Teodor Edgar Kardinal Mak-Kariku, kryepeshkop nderi i qytetit të Uashingtonit, ka thënë: «Nuk jemi krijuar për këtë jetë. Jemi krijuar për të jetuar në qiell.» Po kështu, sipas të njëjtit burim, një ish-president i Shoqatës Kombëtare të Evangjelistëve të SHBA-së, ka thënë: «Qëllimi i jetës është që t’i japim lavdi Perëndisë dhe të shkojmë në qiell, . . . sepse qielli është shtëpia jonë.»

Ata që besojnë në jetën pas vdekjes në qiell, zakonisht bazohen në informacione të pamjaftueshme. Xhorxh Barna, president i një shoqate që studion mendimet fetare, zbuloi se shumë njerëz i përvetësojnë «pikëpamjet për jetën dhe jetën pas vdekjes nga një sërë burimesh, si filmat, muzika dhe romanet». Sipas një agjencie lajmesh, një pastor episkopal në Florida tha: «Nuk dimë asgjë për qiellin, përveç faktit që qielli është vendi ku rri Perëndia.»

Gjithsesi, qielli është një temë e rëndësishme që shqyrtohet në Bibël. Çfarë thotë Fjala e Perëndisë për qiellin? A është krijuar njeriu për të jetuar në qiell? Nëse njerëzit shkojnë vërtet në qiell, çfarë bëjnë atje?

[Diçitura në faqen 3]

Pse shumë duan të shkojnë në qiell, por nuk duan të vdesin që të shkojnë atje?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo