BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/2 f. 21
  • A mund të ndiejë keqardhje Perëndia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të ndiejë keqardhje Perëndia?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Keqardhja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Libri biblik numër 7​—Gjykatësit
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Adhurimi i Baalit: Beteja për zemrat e Izraelitëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Të shërbejmë pa keqardhje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/2 f. 21

Afrojuni Perëndisë

A mund të ndiejë keqardhje Perëndia?

GJYKATËSIT 2:11-18

SI NJERËZ të papërsosur, të gjithë ne ndiejmë keqardhje hera-herës për diçka. Për shembull, na vjen keq kur kuptojmë se kemi gabuar. Është interesante që Bibla thotë se Jehovai mund të ndiejë keqardhje për diçka. «Por Perëndia është i përsosur,​—thua ti.—​Ai nuk gabon.» Pra, në ç’kuptim ndien keqardhje Perëndia? Përgjigjja na ndihmon të kuptojmë diçka mahnitëse: Jehovai ka ndjenja dhe veprimet tona ndikojnë te ndjenjat e tij. Shqyrto fjalët te Gjykatësit 2:11-18.

Libri biblik i Gjykatësve dokumenton një periudhë të trazuar të historisë së Izraelit. Kombi tanimë ishte shpërngulur në Kanaan, vendi që Perëndia i kishte premtuar Abrahamit. Në shekujt vijues, udha që ndoqi Izraeli mund të përmblidhet në një cikël përsëritës me katër faza: largimi nga adhurimi i Jehovait, shtypja, përgjërimi dhe çlirimi.a

Largimi. Të ndikuar nga kananitët, izraelitët ‘e braktisnin Jehovain’ dhe ndiqnin perëndi të tjera, veçanërisht, ‘fillonin t’i shërbenin Baalit e shëmbëlltyrave të Ashtorethit’.b Ky largim nga adhurimi i Jehovait arrinte deri në apostazi. S’është habi që izraelitët ‘e fyenin Jehovain’, Perëndinë që i kishte nxjerrë nga Egjipti.​—Vargjet 11-13; Gjykatësit 2:1.

Shtypja. I zemëruar me të drejtë, Jehovai nuk e mbronte më popullin e vet që i kishte kthyer krahët. Kështu izraelitët binin «në duart e armiqve» që dyndeshin dhe zhvatnin vendin.​—Vargu 14.

Përgjërimi. Në darën e vuajtjeve, izraelitëve u vinte keq për udhën e gabuar dhe i thërritnin Perëndisë për ndihmë. Përgjërimi i tyre mund të kuptohet nga shprehja ‘rënkim i shkaktuar nga shtypësit’. (Vargu 18) Përgjërimi që i drejtonin Perëndisë ishte pjesë e këtij cikli që përsëritej. (Gjykatësit 3:9, 15; 4:3; 6:6, 7; 10:10) Si përgjigjej Perëndia?

Çlirimi. Jehovai e dëgjonte rënkimin e Izraelit dhe «i vinte keq». Fjala hebraike e përkthyer «i vinte keq» mund të përkthehet edhe «ndryshonte mendje ose synim». Një vepër referimi thotë: «I prekur nga rënkimi i tyre, Jehovai ndryshonte mendje që t’i çlironte, në vend që t’i ndëshkonte.» Nga mëshira, Jehovai «u jepte ndonjë gjykatës», i cili e çlironte popullin nga armiqtë.​—Vargu 18.

A e vure re çfarë e shtynte Perëndinë t’i vinte keq ose të ndryshonte mendje? Ishte ndryshimi në qëndrim i popullit të tij. Mendoje kështu: një baba i dashur e disiplinon fëmijën që ka gabuar, mbase duke mos e lejuar të bëjë disa gjëra që i pëlqejnë. Por, kur sheh që fëmijës i vjen vërtet keq për veprimin, babai vendos t’i japë fund dënimit.

Çfarë mësojmë për Jehovain nga ky tregim? Ndonëse mëkati me dashje e zemëron atë, zemrat e penduara e nxitin të tregojë mëshirë. Dijenia se ajo që bëjmë ndikon te ndjenjat e Perëndisë, na bën të mendojmë thellë. Pse të mos mësosh si ‘t’ia gëzosh zemrën’ Jehovait? (Proverbat 27:11) Kurrë nuk ka për të të ardhur keq.

[Shënimet]

a Gjykatësit 2:11-18 është pjesë e një hyrjeje që paraqet një tablo të përgjithshme të mënyrës si vepronte Izraeli, e cila tregohet me hollësi në kapitujt vijues.

b Baali ishte perëndia më i rëndësishëm i kananitëve, kurse Ashtorethi ishte perëndesha që mbahej si bashkëshortja e Baalit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo