BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/9 f. 14
  • Ai na nderon duke na dhënë vullnet të lirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ai na nderon duke na dhënë vullnet të lirë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Ja një model—Hezekia
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • «Ai qëndroi i lidhur ngushtë me Jehovain»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Hezekia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Besimi i një mbreti shpërblehet
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/9 f. 14

Afrojuni Perëndisë

Ai na nderon duke na dhënë vullnet të lirë

2 MBRETËRVE 18:1-7

PRINDËRIT duhet të lënë një shembull të mirë te fëmijët e tyre. Ndikimi pozitiv i prindit te fëmija mund ta ndihmojë të zhvillojë cilësi të çmueshme dhe të bëjë zgjedhje të mençura në jetë. Mjerisht shumë prindër lënë një shembull të keq te fëmijët. A do të thotë kjo se fëmijë të tillë nuk kanë asnjë mundësi t’ia dalin mbanë në jetë? Përgjigjen e gjejmë te një e vërtetë që na jep shumë siguri: Perëndia Jehova e ka nderuar secilin prej nesh me dhuratën e vullnetit të lirë. Të shqyrtojmë rastin e Hezekisë, siç tregohet te 2 Mbretërve 18:1-7.

Hezekia ishte «biri i Akazit, mbretit të Judës». (Vargu 1) Akazi i largoi nënshtetasit e tij nga adhurimi i pastër i Jehovait. Ky mbret i lig praktikoi adhurimin e Baalit bashkë me ritet e tij të flijimit të njerëzve. Ai vrau një ose më shumë vëllezër të Hezekisë. Akazi mbylli dyert e tempullit dhe «bëri altarë në çdo cep të Jerusalemit». Ai «e fyeu Jehovain». (2 Kronikave 28:3, 24, 25) Është e qartë, Hezekia zor se do të kishte një baba më të keq. Por, a ishte e thënë që Hezekia të përsëriste gabimet e babait?

Pasi Hezekia u bë mbret, shpejt tregoi se nuk do të lejonte që shembulli i keq i babait të përcaktonte ç’lloj njeriu do të ishte. Hezekia «bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait». (Vargu 3) Tregoi besim te Jehovai dhe «nuk pati asnjë si ai ndër gjithë mbretërit e Judës». (Vargu 5) Vitin e parë të mbretërimit të tij, mbreti i ri në moshë filloi një fushatë për adhurimin e vërtetë, që çoi në heqjen e vendeve të larta ku adhuroheshin idhuj paganë. Tempulli u hap përsëri dhe adhurimi i vërtetë u rivendos. (Vargu 4; 2 Kronikave 29:1-3, 27-31) Hezekia «qëndroi i lidhur ngushtë me Jehovain dhe . . . Jehovai ishte me të».​—Vargjet 6, 7.

Çfarë e ndihmoi Hezekinë që të mos ndiqte shembullin e keq të babait? Ka mundësi që e ëma, me emrin Abi​—për të cilën nuk kemi shumë informacion—​ushtroi ndikim pozitiv tek i biri. Po shembulli i mirë i Isaisë, që filloi shërbimin si profet para se të lindte Hezekia, a ndikoi te princi i ri?a Bibla nuk e thotë këtë. Sidoqoftë, diçka është e sigurt: Hezekia zgjodhi të ndiqte një drejtim në jetë që ndryshonte si nata me ditën nga drejtimi i babait.

Shembulli i Hezekisë është inkurajues për këdo që mund të ketë përjetuar një fëmijëri të vështirë nga shembulli i keq i prindërve. E kaluara nuk mund të ndryshohet. Nuk mund t’i fshijmë përvojat e dhimbshme të së kaluarës, por nuk jemi medoemos dështakë ngaqë kemi kaluar përvoja të tilla. Zgjedhjet që bëjmë tani e tutje mund të na çojnë drejt një të ardhmeje të lumtur. Ashtu si Hezekia, mund të zgjedhim të duam dhe të adhurojmë Perëndinë e vërtetë, Jehovain. Një drejtim i tillë sjell një jetë të kënaqshme tani dhe çon në jetën e përhershme në botën e re të Perëndisë. (2 Pjetrit 3:13; Zbulesa 21:3, 4) Sa mirënjohës që duhet t’i jemi Perëndisë së dashur, i cili ka nderuar secilin prej nesh me një dhuratë shumë të çmuar​—vullnetin e lirë!

[Shënimi]

a Isaia nisi të profetizonte rreth vitit 778 p.e.s. deri pak kohë pas vitit 732 p.e.s., Hezekia filloi të mbretëronte në vitin 745 p.e.s, në moshën 25-vjeçare.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo