BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/1 f. 9-10
  • Abrahami​—Njeri i përulësisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abrahami​—Njeri i përulësisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Kush ishte Abrahami?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Jehovai e quajti ‘miku im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Abrahami dhe Sara: Mund ta imitosh besimin e tyre!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Perëndia sprovon besimin e Abrahamit
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/1 f. 9-10

Abrahami​—Njeri i përulësisë

Abrahami ulet nën tendë dhe freskohet nga hija e saj në pikë të vapës. Teksa sheh tej në horizont, Abrahamit i zënë sytë tre burra që kalojnë andej.a Brof menjëherë në këmbë, vrapon të takojë vizitorët dhe u lutet të çlodhen ca e të pranojnë mikpritjen e tij. Ai u jep «një copë bukë», por pastaj nis të organizojë një drekë të pasur me bukë të sapopjekur, gjalpë, qumësht dhe me pjesën më të mirë të mishit të viçit. Teksa u shërben ushqimin vizitorëve, Abrahami nuk tregon vetëm mikpritje bujare, por, siç do ta shohim, edhe përulësi të vërtetë.​—Zanafilla 18:1-8.

ÇFARË ËSHTË PËRULËSIA? Përulësia është mungesë krenarie ose arrogance. Një njeri i përulur e kupton se çdokush është më i mirë se ai në një fushë a në një tjetër. (Filipianëve 2:3) Ai i dëgjon sugjerimet e të tjerëve dhe është i gatshëm të bëjë punë të rëndomta për ta.

SI TREGOI PËRULËSI ABRAHAMI? Abrahami u shërbeu tërë gëzim të tjerëve. Siç u përmend në fillim, kur ai vuri re tre vizitorët, nisi menjëherë t’ua plotësonte nevojat. Gruaja e tij, Sara, filloi pa humbur kohë të përgatiste ushqimin. Megjithatë, vër re cili e bëri shumicën e punës: Abrahami rendi të takonte vizitorët, ai u ofrua t’u jepte diçka për të ngrënë, ai vrapoi te tufa dhe zgjodhi një kafshë për ta therur dhe ai ua vuri përpara tërë ushqimet vizitorëve. Në vend që t’ua delegonte gjithçka shërbëtorëve, ky njeri i përulur u dha i tëri në këtë punë që kërkonte përulësi. Ai nuk mendoi se do t’i ulej dinjiteti po t’u shërbente të tjerëve.

Abrahami i dëgjoi sugjerimet e atyre që kishte nën autoritet. Bibla dokumenton vetëm disa biseda mes Abrahamit dhe Sarës. Prapëseprapë, dy herë thuhet se Abrahami i dëgjoi idetë e Sarës dhe veproi në përputhje me to. (Zanafilla 16:2; 21:8-14) Në një nga këto raste, sugjerimi i saj «nuk i pëlqeu Abrahamit» në fillim. Por, kur Jehovai i foli Abrahamit dhe tha se ideja e saj iu duk mirë, Abrahami me përulësi hapi rrugë dhe e zbatoi sugjerimin.

ÇFARË MËSOJMË? Nëse jemi vërtet të përulur, do t’u shërbejmë të tjerëve me gëzim. Do të kënaqemi duke bërë çfarëdo të mundemi për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve.

Gjithashtu, mënyra si reagojmë ndaj sugjerimeve të të tjerëve mund të tregojë sa të përulur jemi. Në vend që ta hedhim poshtë një ide ngaqë nuk e menduam vetë, mund të tregohemi të mençur duke i mirëpritur komentet e të tjerëve. (Proverbat 15:22) Do të ishte e dobishme që, veçanërisht ata me njëfarë autoriteti të shfaqin këtë lloj qëndrimi me mendje të hapur. Xhoni, një mbikëqyrës me përvojë, thotë: «Kam kuptuar se mbikëqyrësi i mirë krijon një ambient ku të tjerët mund të shprehen lirshëm. Duhet përulësi të pranosh se dikush nën mbikëqyrjen tënde mund të ketë një mënyrë më të mirë për t’i bërë gjërat. Por prapëseprapë, askush​—madje as mbikëqyrësi—​nuk është i vetmi që ka ide të mira.»

Kur imitojmë Abrahamin duke i dëgjuar sugjerimet e të tjerëve dhe duke bërë për ta punë që kërkojnë përulësi, fitojmë miratimin e Jehovait. Në fund të fundit, «Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u jep dashamirësi të pamerituar të përulurve».​—1 Pjetrit 5:5.

[Shënimi]

a Ndoshta Abrahami në fillim s’e kuptoi, por këta vizitorë ishin lajmëtarë engjëllorë të Perëndisë.​—Hebrenjve 13:2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo