BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/2 f. 26-27
  • Pse Perëndia ka një organizatë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse Perëndia ka një organizatë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Pse ka një organizatë Perëndia?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Organizata e dukshme e Perëndisë
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • A ka Perëndia një organizatë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • A ke nevojë për fenë e organizuar?
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/2 f. 26-27

Mëso nga Fjala e Perëndisë

Pse Perëndia ka një organizatë?

Ky artikull shqyrton pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. Pse Perëndia i organizoi izraelitët?

Perëndia i organizoi pasardhësit e patriarkut Abraham, i bëri komb e u dha një sërë ligjesh. Kombin e quajti Izrael e i dha përgjegjësinë të mbronte adhurimin e vërtetë dhe Fjalën e Tij, Shkrimet e Shenjta. (Psalmi 147:19, 20) Nga kjo kanë nxjerrë dobi njerëz të të gjitha kombeve.​—Lexo Zanafillën 22:18.

Perëndia i zgjodhi izraelitët që të ishin dëshmitarët e tij. Kur bindeshin, nxirrnin dobi nga ligjet që u dha. (Ligji i përtërirë 4:6) Mund të mësojmë më tepër për Perëndinë e vërtetë ndërsa studiojmë historinë e izraelitëve.​—Lexo Isainë 43:10, 12.

2. Pse janë të organizuar të krishterët e vërtetë?

Me kalimin e kohës, Izraeli e humbi miratimin e Jehovait, i cili e zëvendësoi atë komb me kongregacionin e krishterë. (Mateu 21:43; 23:37, 38) Më parë izraelitët ishin dëshmitarë të Perëndisë. Edhe sot, të krishterët e vërtetë shërbejnë si dëshmitarë të Jehovait.​—Lexo Veprat 15:14, 17.

Jezui i organizoi dishepujt që të dëshmonin për Jehovain dhe të bënin dishepuj nga të gjitha kombet. (Mateu 10:7, 11; 24:14; 28:19, 20) Kjo vepër po shkon drejt përfundimit. Për herë të parë Jehovai ka bashkuar në adhurimin e vërtetë miliona veta nga të gjitha kombet. (Zbulesa 7:9, 10) Të krishterët e vërtetë janë të organizuar edhe që të inkurajojnë e të ndihmojnë njëri-tjetrin. Në mbarë botën ndjekin të njëjtin program mësimi biblik në mbledhjet e tyre.​—Lexo Hebrenjve 10:24, 25.

3. Si filluan Dëshmitarët e Jehovait në kohët tona?

Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait në kohët tona filloi në vitet 70 të shekullit të 19-të. Një grup i vogël studentësh biblikë filloi të zbulonte sërish të vërteta biblike të humbura prej kohësh. Ata e dinin se Jezui e organizoi kongregacionin e krishterë për të predikuar. Prandaj ndërmorën një fushatë ndërkombëtare predikimi për Mbretërinë. Në vitin 1931 morën emrin Dëshmitarë të Jehovait.​—Lexo Veprat 1:8; 2:1, 4; 5:42.

4. Si janë organizuar Dëshmitarët e Jehovait sot?

Në shekullin e parë, kongregacionet e krishtere në mjaft vende nxirrnin dobi nga një trup udhëheqës qendror. Ai përbëhej nga apostuj dhe pleq, të cilët e pranonin Jezuin si Kreun e kongregacionit. (Veprat 16:4, 5) Po njësoj, edhe sot Dëshmitarët e Jehovait e pranojnë Jezuin si Udhëheqësin e tyre. (Mateu 23:9, 10) Gjithashtu, ata nxjerrin dobi nga drejtimi i një Trupi Udhëheqës i përbërë nga pleq me përvojë, që u japin inkurajim e drejtim nga Shkrimet mbi 100.000 kongregacioneve. Burra të kualifikuar shërbejnë si pleq ose mbikëqyrës në çdo kongregacion. Ata kujdesen me dashuri për kopenë e Perëndisë.​—Lexo 1 Pjetrit 5:2, 3.

Dëshmitarët e Jehovait janë organizuar që të predikojnë lajmin e mirë e të bëjnë dishepuj. Ata përkthejnë, shtypin e shpërndajnë materiale për studimin e Biblës në më se 500 gjuhë, që t’i ndihmojnë njerëzit kudo që ndodhen. Ashtu si apostujt, predikojnë shtëpi më shtëpi. (Veprat 20:20) Janë të gatshëm të studiojnë Biblën me njerëz që e duan sinqerisht të vërtetën. Populli i Jehovait ka synim kryesor ta kënaqë Atë e t’i ndihmojë të tjerët, ndaj është një organizatë me njerëz të lumtur.​—Lexo Psalmin 33:12; Veprat 20:35.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitullin 19, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo