BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/5 f. 32
  • «Ruaj zemrën!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ruaj zemrën!»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/5 f. 32

«Ruaj zemrën!»

Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait

TEMA E SË PREMTES

«Jehovai sheh zemrën»​—1 SAMUELIT 16:7.

TEMA E SË SHTUNËS

«Goja flet nga mbushullia e zemrës»​—MATEU 12:34.

TEMA E SË DIELËS

«Shërbeji Jehovait me gjithë zemër»​—1 KRONIKAVE 28:9.

Në Bibël fjala zemër përmendet gati një mijë herë. Në shumicën e rasteve, Shkrimet nuk flasin për zemrën e mirëfilltë të njeriut, por për zemrën e figurshme. Çfarë është zemra e figurshme? Fjala mund t’i referohet asaj që jemi përbrenda​—çfarë mendojmë, ndiejmë dhe dëshirojmë.

Pse duhet ta ruajmë zemrën tonë të figurshme? Perëndia e nxiti mbretin Solomon të shkruante: «Më shumë se gjithçka tjetër që duhet ruajtur, ruaj zemrën, sepse prej saj dalin burimet e jetës.» (Proverbat 4:23) Cilësia e jetës sonë tani dhe në të ardhmen varet nga gjendja e zemrës së figurshme. Përse? Ngaqë Perëndia e sheh çfarë kemi në zemër. (1 Samuelit 16:7) Ajo që përcakton ndjenjat e Perëndisë karshi nesh, është si jemi përbrenda, si është «njeriu i fshehtë i zemrës».​—1 Pjetrit 3:4.

Si ta ruajmë zemrën? Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të shqyrtohet hollësisht gjatë kongreseve që Dëshmitarët e Jehovait do të mbajnë në gjithë botën duke filluar këtë muaj. Ju ftojmë përzemërsisht të ndiqni të tria ditët e kongresit.a Gjërat që do të mësoni do t’ju ndihmojnë të silleni në atë mënyrë që ia gëzon zemrën Perëndisë Jehova.​—Proverbat 27:11.

[Shënimi]

a Për të ditur ku do të mbahet kongresi afër jush, hyni në sitin www.jw.org. Gjithashtu mund të kontaktoni Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose t’u shkruani botuesve të kësaj reviste.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Fotografia djathtas: Aus dem Fundus der MÜNCHNER OLYMPIAPARK GMBH, München

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo