BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/11 f. 3
  • A duhet ta pyesim Perëndinë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhet ta pyesim Perëndinë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Edhe sa kohë për të ligjtë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Beso te Jehovai dhe jeto!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Të gjejmë gëzim te Perëndia i shpëtimit tonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Cila është e vërteta rreth Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/11 f. 3

A duhet ta pyesim Perëndinë?

DISA thonë se është e gabuar të pyesim Perëndinë. Mund t’u duket sikur është mungesë respekti të pyesim pse Perëndia lejon ose nuk lejon të ndodhin disa gjëra. A mendon edhe ti kështu?

Nëse po, mbase habitesh po të marrësh vesh se shumë njerëz të mirë e kanë pyetur Perëndinë. Ja disa shembuj të pyetjeve që i kanë bërë:

Jobi besnik: «Pse, pra, të ligjtë rrojnë, plaken dhe vënë një mal me pasuri?»​—Jobi 21:7.

Profeti besnik Habakuk: «Përse i shikon ata që veprojnë pabesisht dhe hesht kur i ligu përpin dikë që është më i drejtë se ai?»​—Habakuku 1:13.

Jezu Krishti: «Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?»​—Mateu 27:46.

Po të lexosh vargjet e tjera përreth këtyre citimeve, nuk do të vëresh asgjë që tregon se Perëndia Jehovaa u fye kur i bënë këto pyetje të sinqerta. Vërtet, qëndrimi i tij tolerant s’na habit. Për shembull, Perëndia nuk fyhet kur i kërkojmë të na plotësojë nevojat fizike bazë që të kemi trup të shëndetshëm. Ai na i plotëson me kënaqësi këto kërkesa. (Mateu 6:11, 33) Po ashtu, na jep me gatishmëri informacionin e nevojshëm që na ndihmon të jemi të shëndetshëm mendërisht dhe emocionalisht. (Filipianëve 4:6, 7) Në fakt, Jezui u tha dishepujve: «Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet.» (Mateu 7:7) Nga konteksti i këtij premtimi kuptojmë se, sipas Jezuit, mund të marrim jo vetëm gjëra materiale, por edhe përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme.

Po të të jepej mundësia, cilën nga pyetjet e mëposhtme do të doje t’i bëje Perëndisë?

  • A ka ndonjë qëllim jeta ime?

  • Çfarë do të më ndodhë pas vdekjes?

  • Pse lejon që të vuaj?

Meqë «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia», do t’i gjesh përgjigjet e Perëndisë në Fjalën e tij, Biblën. (2 Timoteut 3:16) Shqyrto se çfarë i ka nxitur disa veta të bëjnë pyetjet e mësipërme dhe se ç’përgjigje jep Bibla.

a Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo