BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 15/5 f. 13
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Shtylla
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kryqi
    Zgjohuni!—2017
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 15/5 f. 13

PYETJE NGA LEXUESIT

A i ekzekutonin izraelitët kriminelët duke i varur në shtyllë?

Në lashtësi, shumë popuj i ekzekutonin disa kriminelë duke i vënë në shtyllë. Romakët e lidhnin ose e gozhdonin kriminelin në mjetin e ekzekutimit ku mund të jetonte edhe disa ditë derisa ta mposhtnin dhembjet, etja, uria dhe kushtet e motit. Për ta, vënia në shtyllë ishte një ndëshkim i turpshëm që u jepej kriminelëve më të ulët.

Po, ç’të themi për kombin e lashtë të Izraelit? A i ekzekutonin izraelitët kriminelët duke i varur në shtyllë? Ligji i Moisiut specifikonte: «Nëse te një njeri gjendet një mëkat që meriton dënim me vdekje, dhe ai vritet e ti e var në shtyllë, kufoma e tij nuk duhet të rrijë gjithë natën në shtyllë, por duhet varrosur patjetër po atë ditë.» (Ligj. 21:22, 23) Gjatë kohës kur u shkruan Shkrimet Hebraike, dikë që meritonte vdekjen, në fillim e vritnin, pastaj e varnin në një shtyllë ose pemë.

Për këtë, Levitiku 20:2 thotë: «Kushdo nga bijtë e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur në Izrael, që i jep Molekut ndonjë nga pasardhësit e tij, do të vritet. Populli do ta godasë me gurë, derisa të vdesë.» Edhe dikush që ishte ‘medium ose bënte parashikime’, vritej. Si? ‘Goditej me gurë.’​—Lev. 20:27.

Te Ligji i përtërirë 22:23, 24, lexojmë: «Në rast se një vajzë e virgjër është fejuar me një njeri, por një burrë e gjen në qytet dhe shtrihet me të, nxirrini që të dy te porta e atij qyteti dhe goditini me gurë, gjersa të vdesin: vajza ngaqë nuk bërtiti në qytet, ndërsa burri ngaqë poshtëroi gruan e një tjetri. Kështu do ta heqësh të ligën nga gjiri yt.» Pra, goditja me gurë ishte një metodë kryesore që përdornin izraelitët e lashtë për të ekzekutuar dikë që bënte një krim të shëmtuar.a

Dikë që meritonte vdekjen, në fillim e vritnin, pastaj e varnin në një shtyllë ose pemë

Ligji i përtërirë 21:23 thotë se «ai që varet në shtyllë është i mallkuar nga Perëndia». Ekspozimi publik i kufomës së një njeriu të poshtër, ‘të mallkuar nga Perëndia’, ndikonte patjetër tek izraelitët. Varja e kufomës së tij në shtyllë a pemë ishte një paralajmërim për të tjerët.

a Shumë studiues janë në një mendje se, sipas Ligjit, një kriminel duhej të ekzekutohej para se kufoma e tij të varej në shtyllë. Megjithatë, ka prova se në shekullin e parë, judenjtë i vinin në shtyllë disa kriminelë sa ishin gjallë dhe ata vdisnin atje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo