BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 15/6 f. 32
  • A ju kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ju kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Kujdes nga përdorimi besëtytnor i Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Jezui—Çelësi i një jete me kuptim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Mos lejo asgjë të të largojë nga Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 15/6 f. 32

A JU KUJTOHET?

A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Çfarë është biblomansia dhe si duhet ta shohin të krishterët?

Biblomansia është një praktikë sipas së cilës mund të hapësh Biblën në një faqe çfarëdo dhe të lexosh vargun e parë që të kap syri, me besimin se ato fjalë do të të japin ndihmën që të nevojitet. Të krishterët e vërtetë nuk kërkojnë ogure. Përkundrazi, ata e studiojnë Biblën që të marrin njohuri të saktë dhe drejtim hyjnor.​—15/​12, faqja 3.

Çfarë është «bota» që do të kalojë?

«Bota» që do të kalojë janë njerëzit që jetojnë në tokë, jeta e të cilëve nuk përputhet me vullnetin e Perëndisë. (1 Gjon. 2:17) Toka dhe njerëzit besnikë do të mbijetojnë.​—1/​1, faqet 5-7.

Edhe pse vdiq, si na flet ende Abeli? (Hebr. 11:4)

Nëpërmjet besimit. Mund të mësojmë nga ai dhe të përpiqemi të imitojmë besimin e tij. Shembulli i tij është i gjallë dhe frymëzues.​—1/​1, faqja 12.

Në cilat fusha s’duhet të lejojmë asgjë të na largojë nga Perëndia?

Disa fusha janë: puna ose karriera jonë, çlodhja dhe zbavitja që zgjedhim, lidhja emocionale me një të afërm të përjashtuar, dhënia pas teknologjisë, meraku për shëndetin, pikëpamja e gabuar për paratë, vlerësimi i tepruar për mendimet tona ose pozitën.​—15/​1, faqet 12-21.

Çfarë mund të mësojmë nga përulësia e Moisiut?

Moisiu nuk lejoi të krekosej nga autoriteti, por u mbështet te Perëndia, jo te vetja. Kurrë nuk duam të lejojmë pushtetin, autoritetin ose aftësitë e lindura të na krekosin; përkundrazi, duam të kemi besim te Jehovai. (Prov. 3:5, 6)​—1/​2, faqja 5.

Ku do të jetojnë të ringjallurit?

Një numër i kufizuar, 144.000, do të jetojnë në qiell. Megjithatë, shumica e atyre që do të ringjallen do të kthehen në jetë këtu në tokë me mundësinë për të jetuar përgjithmonë.​—1/​3, faqja 6.

Çfarë do të thoshte që izraelitët ishin «të parrethprerë në zemër»? (Jer. 9:26)

Ata ishin rebelë kokëfortë dhe kishin nevojë të hiqnin ato gjëra që ua bënin të pandjeshme zemrën: mendimet, gjërat që kishin për zemër ose motivet që binin ndesh me ato të Perëndisë. (Jer. 5:23, 24)​—15/​3, faqet 9-10.

Si ishte Jezui shembull i dikujt me një jetë domethënëse?

Ai kishte një qëllim në jetë, të bënte vullnetin e Perëndisë. Kishte dashuri të zjarrtë për Atin e tij dhe i donte njerëzit. Prandaj, Jezui e dinte se Ati e donte dhe e miratonte. Këta janë çelësa për një jetë domethënëse.​—1/​4, faqet 4-5.

Çfarë përfshin pjesa tokësore e organizatës së Perëndisë?

Përfshin Trupin Udhëheqës, Komitetet e Degëve, mbikëqyrësit udhëtues, trupat e pleqve, kongregacionet dhe Dëshmitarët si individë.​—15/​4, faqja 29.

Pse mund të themi se Perëndia nuk u tregua mizor kur ekzekutoi gjykimet e tij?

Jehovai nuk kënaqet me vdekjen e të ligut. (Ezek. 33:11) Veprat e tij në të kaluarën tregojnë se ai me dashuri i paralajmëron njerëzit para se të ekzekutojë gjykimin. Kjo na jep shpresë se do t’u mbijetojmë gjykimeve të së ardhmes.​—1/​5, faqet 5-6.

A i ekzekutonin izraelitët kriminelët duke i varur në shtyllë?

Jo. Kombet e tjera të lashta vepronin kështu, por jo izraelitët. Të paktën në kohën kur u shkruan Shkrimet Hebraike, keqbërësit ekzekutoheshin përpara, për shembull goditeshin me gurë. (Lev. 20:2, 27) Pastaj mund ta varnin kufomën në një shtyllë si paralajmërim për të tjerët.​—15/​5, faqja 13.

Pse është kaq e paarritshme paqja në botë?

Megjithëse njerëzit kanë arritur të bëjnë shumë gjëra, ata nuk kanë aftësinë për të drejtuar hapat e vet. (Jer. 10:23) Bota është nën pushtetin e Satanait, kështu që njerëzit nuk mund të vendosin paqen. (1 Gjon. 5:19)​—1/​6, faqja 16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo