BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 15/7 f. 26
  • Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Një mbledhje historike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 15/7 f. 26

Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës

Mëngjesin e së mërkurës, më 5 shtator 2012, familjet Bethel në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u njoftuan se Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait iu shtua një anëtar i ri. Mark Sandersoni filloi të shërbente në këtë caktim më 1 shtator 2012.

Vëlla Sandersoni u rrit në San-Diego, Kaliforni, SHBA, nga prindër të krishterë dhe u pagëzua më 9 shkurt 1975. Filloi të shërbente si pionier në Saskaçevan, Kanada, më 1 shtator 1983. Në dhjetor 1990, u diplomua në klasën e shtatë të Shkollës së Stërvitjes për Shërbim (tani Shkolla Biblike për Vëllezërit Beqarë) në Shtetet e Bashkuara. Vëlla Sandersoni u emërua të shërbente si pionier special në ishullin e Njufaundlendit, Kanada, në prill të vitit 1991. Pasi shërbeu si zëvendësmbikëqyrës qarkor, ai u ftua të bëhej pjesë e familjes Bethel në Kanada, në shkurt 1997. Në nëntor 2000, u caktua në degën e Shteteve të Bashkuara, ku punoi në Shërbimin e Informacioneve Shëndetësore dhe më vonë në Repartin e Shërbimit.

Në shtator dhe tetor 2008, vëlla Sandersoni ndoqi Shkollën për Anëtarët e Komiteteve të Degëve dhe pastaj u caktua si anëtar i Komitetit të Degës në Filipine. Në shtator 2010, u ftua të kthehej në Shtetet e Bashkuara, ku shërbeu si ndihmës në Komitetin e Shërbimit të Trupit Udhëheqës.

Anëtarët e tanishëm të Trupit Udhëheqës

Rreshti i dytë, nga e majta në të djathtë: D. H. Splejn, A. Morisi III, D. M. Sanderson, Xh. U. Xhekson, M. S. Let. Rreshti i parë, nga e majta në të djathtë: S. F. Hërd, G. Lësh, G. H. Pirs. Të gjithë anëtarët e Trupit Udhëheqës janë të krishterë të mirosur

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo