BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 15/11 f. 13
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Jerikoja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sa e besueshme është «Besëlidhja e Vjetër»?
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
  • Ki besim tek Udhëheqësi ynë aktiv—Krishti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 15/11 f. 13
Priftërinj që u bien brirëve të deshve, Josiu bën thirrje për luftë dhe muri i Jerikosë nis të bjerë

PYETJE NGA LEXUESIT

Çfarë dëshmish ka se qyteti i lashtë i Jerikosë u pushtua pas një rrethimi të shkurtër?

Sipas Josiut 6:10-15, 20, forcat izraelite marshuan përqark Jerikosë një herë në ditë për gjashtë ditë rresht. Ditën e shtatë, i ranë rreth e qark qytetit shtatë herë, dhe Perëndia bëri që muret hijerënda të Jerikosë të shembeshin. Kjo u hapi rrugën izraelitëve të hynin në Jeriko dhe ta pushtonin. A e mbështetin dëshmitë arkeologjike atë që thotë Bibla për rrethimin e shkurtër të Jerikosë?

Në kohët e lashta ndodhte rëndom që ushtritë sulmuese ta rrethonin një qytet të fortifikuar. Pavarësisht se sa zgjaste rrethimi, fitimtarët plaçkitnin të mirat materiale të qytetit, përfshirë edhe rezervat ushqimore që kishin mbetur. Mirëpo, në rrënojat e Jerikosë arkeologët kanë gjetur sasi të mëdha ushqimi. Për këtë, një revistë arkeologjike thotë: «Veç enëve prej balte, artikulli që u gjend më me bollëk në rrënoja ishte drithi. . . . Kjo është e padëgjuar në analet e arkeologjisë palestineze. Mbase një a dy qypa edhe mund të zbuloheshin, por të gjeje gjithë atë bollëk drithi është gjë e rrallë.»​—Biblical Archaeology Review.

Sipas tregimit biblik, izraelitët kishin arsye të forta për të mos e plaçkitur drithin e Jerikosë. Jehovai i kishte urdhëruar të mos e bënin këtë. (Jos. 6:17, 18) Izraelitët sulmuan në pranverë, fill pas kohës së korrjes kur rezervat e drithit ishin det. (Jos. 3:15-17; 5:10) Fakti që në Jeriko mbeti gjithë ai drithë tregon se rrethimi izraelit zgjati pak, tamam siç e përshkruan Bibla.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo