BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w16 gusht f. 30
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Material i ngjashëm
  • Ligji përpara Krishtit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Çfarë e ndot vërtet njeriun?
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Çfarë e përdhos njeriun?
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • 5 Perëndia pranon çdo adhurim të sinqertë​—A është e vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
w16 gusht f. 30
Një farise lan duart sipas ritit dhe sheh me sy kritik një burrë që ka filluar të hajë

Pyetje nga lexuesit

Pse ngjallte debat mes kundërshtarëve të Jezuit larja e duarve?

Kjo ishte vetëm një nga çështjet e shumta për të cilat armiqtë e Jezuit kapeshin me të dhe me dishepujt e tij. Ligji i Moisiut përfshinte një sërë urdhërimesh për pastrimin ceremonial në lidhje me çështje, si: rrjedhjet nga trupi, lebra dhe mënyra si veprohej me kufomat e njerëzve e të kafshëve. Gjithashtu u jepte udhëzime izraelitëve si të pastroheshin. Kjo mund të bëhej me anë të flijimeve, të larjes ose të spërkatjes me ujë.​—Lev., kap. 11-15; Num., kap. 19.

Rabinët judenj interpretonin çdo hollësi të atyre ligjeve. Një burim thotë se për çdo papastërti «do të hetoheshin rrethanat në të cilat dikush mund të ishte bërë i papastër, sa dhe deri në ç’masë mund t’u ngjitej të tjerëve kjo papastërti, cilat enë dhe sende mund të bëheshin ose jo të papastra dhe, së fundi, mënyrat dhe ritet e nevojshme për pastrimin».

Kundërshtarët e pyetën Jezuin: «Përse dishepujt e tu nuk e mbajnë traditën e të parëve, por hanë me duar të ndotura?» (Mar. 7:5) Këta armiq fetarë nuk e kishin fjalën për higjienën. Rabinët ndiqnin një rit që kërkonte të hidhej ujë mbi duar para ngrënies. Burimi i cituar më sipër shton: «Gjithashtu debatohej se cilat enë duheshin përdorur për të hedhur ujin, ç’lloj uji ishte i përshtatshëm, kush duhej ta hidhte dhe deri ku duheshin lagur duart me ujë.»

Si reagoi Jezui ndaj tërë atyre ligjeve të krijuara nga njerëzit? Ai u dha këtë përgjigje të thjeshtë udhëheqësve fetarë judenj të shekullit të parë: «Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë: ‘Ky popull më nderon me buzë, por zemra e tyre është larguar shumë nga unë [Jehovai]. Më kot vazhdojnë të më adhurojnë, sepse mësimet e tyre janë thjesht urdhërime njerëzish.’ Ju lini urdhërimin e Perëndisë, por mbani fort traditën e njerëzve.»​—Mar. 7:6-8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo