Shumë veta sot ‘vënë diçka mënjanë’ ose grumbullojnë një sasi parash, të cilën e hedhin në kutitë e kontributeve të kongregacioneve që mbajnë etiketën «Vepra mbarëbotërore». (1 Kor. 16:2) Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këto kontribute zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait në vendin e tyre. Gjithashtu, ju mund t’ia dërgoni kontributet drejtpërdrejt një korporate ligjore që përdoret nga Dëshmitarët e Jehovait në vendin tuaj. Për të mësuar se cilën korporatë ligjore përdorin Dëshmitarët e Jehovait në vendin tuaj, ju lutemi kontaktoni zyrën e degës. Adresën mund ta gjeni në sitin www.jw.org. Mund të dërgoni drejtpërdrejt kontribute në këto forma:
DHURIME PA KUSHT
Dhurime nëpërmjet transfertave elektronike bankare, kartës së debitit, kartës së kreditit ose transfertave të parave nëpërmjet pajisjeve portative. Në disa degë, kjo mund të bëhet duke përdorur sitin jw.org ose një tjetër sit të caktuar.
Dhurime në para, bizhuteri ose gjëra të tjera të çmuara që janë pronë personale. Përfshi një letër ku të thuhet se këto janë dhurime pa kusht.
PARA TË LËNA ME KUSHT
DHËNIE E PLANIFIKUAR
Përveç dhurimeve në para dhe gjërave të tjera të çmuara që janë pronë personale, ka edhe metoda të tjera dhënieje për ta çuar përpara shërbimin e Mbretërisë në të gjithë botën. Këto janë renditur më poshtë. Pavarësisht nga metoda ose metodat që dëshironi të përdorni, ju lutemi të kontaktoni më parë me zyrën e degës në vendin tuaj, për të parë se cilat metoda janë të vlefshme. Përderisa kërkesat ligjore dhe ligjet e taksave ndryshojnë nga vendi në vend, është e rëndësishme të merrni mendimin e një këshilluesi ligjor dhe fiskal të kualifikuar para se të zgjidhni mënyrën më të mirë të dhurimit.
Sigurimet: Dhurim i bërë duke përcaktuar një korporatë të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait si përfituese të një police sigurimi për jetën ose të një plani pensioni.
Llogaritë bankare: Llogari bankare, certifikata depozitash ose llogari individuale të pensioneve që lihen në mirëbesim ose që i bëhen të pagueshme pas vdekjes një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait sipas kërkesave bankare vendëse.
Aksionet dhe obligacionet: Aksione dhe obligacione që i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait si një dhuratë pa kusht.
Pronat e paluajtshme: Prona të paluajtshme që mund të shiten, të cilat i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait duke bërë një dhuratë pa kusht ose, në rastin e një prone banimi, duke i rezervuar një ambient banimi dhuruesit, i cili mund të vazhdojë të jetojë në të sa të jetë gjallë.
Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore: Para ose sigurime që i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait, sipas një rregullimi ku dhuruesi merr një pagesë vjetore të përcaktuar çdo vit të jetës. Për vitin kur bëhet dhurimi i të ardhurave, dhuruesi mund të ketë lehtësime në tatimin mbi të ardhurat.
Testamentet dhe lënia në mirëbesim: Prona ose para që mund t’i lihen në trashëgimi një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait me anë të një testamenti të bërë ligjërisht ose duke vendosur korporatën si përfituese të një marrëveshjeje mirëbesimi. Ky rregullim mund të sjellë disa lehtësime nga taksat.
Siç nënkuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhurimesh kërkojnë në mënyrë të veçantë disa planifikime nga ana e dhuruesit. Për t’i ndihmuar individët që dëshirojnë të përkrahin veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait me anë të ndonjë forme të dhënies, është përgatitur një broshurë. Ajo disponohet në gjuhën angleze dhe spanjolle e titullohet Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën (Charitable Planning to Benefit Kingdom Service Worldwide). Broshura u shkrua për të dhënë informacione për disa mënyra dhurimesh, që mund të bëhen tani ose më vonë, si për shembull një testament pas vdekjes. Informacioni në këtë broshurë mund të mos zbatohet plotësisht në rastin tuaj për shkak të ligjeve të taksave ose ligjeve të tjera në vendin tuaj. Me anë të këtyre metodave të dhënies, shumë veta kanë dhënë një dorë për të mbështetur veprimtaritë tona fetare e humanitare në të gjithë botën e ndërkohë të kenë më tepër lehtësime nga taksat. Nëse është në dispozicion në vendin tuaj, kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar një kopje sekretarit të kongregacionit.
Për më shumë informacione, kliko linkun «Jep një kontribut për veprën mbarëbotërore» në fund të faqes kryesore të sitit jw.org ose kontakto zyrën e degës.