BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w17 gusht f. 32
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Material i ngjashëm
  • Ç’mësojmë nga shembulli i Marisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Maria—Shtatzënë, por e pamartuar
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Ai pranoi drejtimin hyjnor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • «Arsyetonte në zemër për kuptimin»
    Imitoni besimin e tyre
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
w17 gusht f. 32

Pyetje nga lexuesit

Pse ndryshojnë mes tyre tregimet e Lukës dhe të Mateut për fëmijërinë e Jezuit?

Tregimi i Mateut për ngjarjet që lidhen me lindjen dhe fëmijërinë e Jezuit ndryshon disi nga tregimi i Lukës, sepse shkrimtarët e ungjijve i rrëfyen ngjarjet nga këndvështrime të ndryshme.

Tregimi i Mateut përqendrohet te ngjarje që përfshinin Jozefin. Ai përshkruan si reagoi në fillim Jozefi kur mori vesh për shtatzëninë e Marisë, flet për ëndrrën e tij ku një engjëll i shpjegoi situatën dhe tregon si e pranoi atë shpjegim. (Mat. 1:​19-25) Mateu flet më tej për ëndrrën e Jozefit ku një engjëll e nxiti të ikte në Egjipt, për largimin e tij bashkë me familjen, për ëndrrën ku një engjëll i tha të kthehej në Izrael, për kthimin e tij dhe për vendimin që të banonte me familjen në Nazaret. (Mat. 2:​13, 14, 19-23) Në kapitujt e parë të Ungjillit të Mateut, emri i Jozefit përmendet 7 herë, kurse emri i Marisë vetëm 4 herë.

Nga ana tjetër, tregimi i Lukës përqendrohet shumë më tepër te Maria. Ai përfshin rastin kur engjëlli Gabriel viziton Marinë, vizitën tek e afërmja e saj, Elizabeta, dhe lavdet që i thuri Maria Jehovait. (Luka 1:​26-56) Luka përmend edhe fjalët që i tha Simeoni Marisë për vuajtjet që do të hiqte Jezui në të ardhmen. Edhe në tregimin për vizitën si familje në tempull kur Jezui ishte 12 vjeç, Luka citon fjalët e Marisë, jo të Jozefit. Luka shton se të gjitha ato ngjarje ndikuan thellësisht te Maria. (Luka 2:​19, 34, 35, 48, 51) Në dy kapitujt e parë të Ungjillit të Lukës, emri i Marisë përmendet 12 herë, kurse emri i Jozefit vetëm 3 herë. Pra, Mateu përshkruan më shumë mendimet dhe aktivitetet e Jozefit, kurse Luka jep më shumë hollësi për rolin e Marisë dhe përvojat e saj.

Po kështu, edhe gjenealogjitë që paraqesin dy shkrimtarët e ungjijve ndryshojnë. Mateu gjurmon prejardhjen e Jozefit dhe tregon se Jezui, si djali i birësuar i Jozefit, ishte trashëgimtari i ligjshëm i fronit të Davidit. Pse? Sepse Jozefi ishte pasardhës i mbretit David nëpërmjet trungut gjenealogjik të Solomonit, birit të Davidit. (Mat. 1:​6, 16) Kurse Luka me sa duket gjurmon prejardhjen e Marisë dhe tregon se Jezui ishte trashëgimtari natyror, «sipas mishit», i fronit të Davidit. (Rom. 1:3) Pse? Sepse Maria ishte pasardhëse e mbretit David nëpërmjet trungut gjenealogjik të Natanit, birit të Davidit. (Luka 3:31) Po pse vallë Luka në gjenealogjinë e tij nuk e rendit Marinë si bijën e Helit, që ishte babai i saj? Sepse zakonisht gjenealogjitë zyrtare gjurmoheshin duke ndjekur trungun gjenealogjik të burrave. Prandaj, fakti që Luka rendit Jozefin duke e quajtur biri i Helit, mendohet se do të thotë që Jozefi ishte dhëndri i Helit.​—Luka 3:23.

Listat gjenealogjike të Mateut dhe të Lukës janë prova të padiskutueshme se Jezui ishte Mesia i parathënë. Në fakt, e vërteta për gjenealogjinë e Jezuit njihej kaq gjerësisht, sa as farisenjtë dhe saducenjtë nuk e mohonin dot. Sot, regjistrimet gjenealogjike të Mateut dhe të Lukës mbeten pjesë e themelit të besimit tonë dhe japin dëshmi se premtimet e Perëndisë janë të garantuara.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo