BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/93 f. 4
  • Prezantime të thjeshta dhe të efektshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prezantime të thjeshta dhe të efektshme
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Të bëjmë një lidhje midis fletushkave dhe botimeve të tjera
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Përdorimi me efektshmëri i broshurave në tetor
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Rivizita të thjeshta dhe të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • A po i përdorni këto broshura?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 5/93 f. 4

Prezantime të thjeshta dhe të efektshme

1 Jezui e shpalli Mbretërinë e Perëndisë në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtë. Ai e dinte se personat e ngjashëm deleve do të reagonin ndaj mesazhit të së vërtetës në mënyrë të favorshme. Ai e dinte se njerëzit dallojnë përsa i përket ideve të tyre, interesave dhe mënyrës së të arsyetuarit. Për këtë arsye përdori hyrje të ndryshme, pyetje dhe ilustrime jo të komplikuara për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve dhe për të prekur zemrën e tyre. Mund të imitojmë shembullin e tij dhe t’i përdorim mirë prezantimet e thjeshta dhe të efektshme.

2 Përdor hyrje të efektshme: Hyrja e parë e nëntitullit «Punë/Shtëpi» e librit Të Arsyetojmë është e përshtatshme në këtë kohë dhe e lehtë për t’u përdorur.

Mund të thuash:

◼ «Jemi duke shkëmbyer me personat e kësaj zone disa opinione mbi atë se çka do të bënte një qeveri e mirë. Shumica do të donte një qeveri të shmangur nga korruptimi, të aftë për të siguruar punë dhe shtëpi të mira për të gjithë. Si mendoni, qeveria e cilit tip mund t’ia dilte mbanë për të bërë të gjitha këto?—Psalmi 97:1, 2.

3 Hyrja në nëntitullin «Padrejtësi/Vuajtje», do t’i pëlqejë shumë njerëzve sot.

Mund të pyesësh:

◼ A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse shqetësohet me të vërtetë Perëndia për padrejtësitë dhe vuajtjet që pësojnë njerëzit?» Lëre të zotin e shtëpisë të përgjigjet dhe pastaj lexo Psalmin 72:12-14. Nëse është e përshtatshme të prezantosh librin Të jetosh përgjithmonë, hapeni në faqet 150-153 dhe duke i treguar me gisht figurat demonstro se si kushtet aktuale të botës plotësojnë profecitë biblike. Pastaj duke kaluar në faqet 161-162, trego se cilat bekime ka parathënë Perëndia për njerëzimin. Pyete të zotin e shtëpisë se cili aspekt e tërheq më shumë.

4 Pasi të kesh bërë një bisedë të shkurtër me të zotin e shtëpisë, mund të vendosësh që, në vend se t’i prezantosh librin Të jetosh përgjithmonë, do të ishte më mirë që t’i tregosh ndonjë artikull prej njërës nga revistat, broshurat ose fletushkat tona.

Për shembull, pasi të kesh përdorur hyrjen e paragrafit 2 të këtij artikulli, mund të thuash:

◼ «Kjo broshurë, A ekziston Perëndia i cili kujdeset për ne?, shpjegon qartë se çfarë ka premtuar Perëndia për të plotësuar nevojat tona të përditshme dhe tregon se si mund të marrim dobi.» Hape broshurën në faqet 24, 25 dhe tërhiq vëmendjen e personit mbi paragrafet 32, 33.

5 Ose, pasi të keni përdorur hyrjen e paragrafit 3, mund të përdorësh fletushkën A do të mbijetojë kjo botë?

Mund të thuash:

◼ «Sot në botë ka shumë halle dhe mjerime. Kjo fletushkë tregon se luftërat, zia e bukës dhe sëmundjet ishin të parathëna të gjitha nga Bibla. Por Perëndia ka premtuar gjithashtu se do të sjellë një ndryshim të mrekullueshëm për njerëzimin.» Pastaj lexo paragrafin e fundit në faqen 5 të fletushkës.

6 Interesi ynë i sinqertë për personat, bashkë me një prezantim të thjeshtë dhe të efektshëm, sigurisht do të prekë zemrën e atyre që u janë të ngjashëm deleve.​—Gjoni 10:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo