BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/93 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Mos i grumbulloni, por përdorini
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • A po merr «ushqim në kohën e duhur»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • T’i përdorim sa më mirë botimet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 6/93 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ A është i përshtatshëm riprodhimi i botimeve të Shoqatës për t’ua shpërndarë të tjerëve?

Gjatë viteve Shoqata ka prodhuar një shumëllojshmëri të gjërë botimesh që praktikisht trajtojnë çdo aspekt të njohurisë biblike. Ata që kanë vetëm pak vite që e njohin të vërtetën mund të mendojnë se kanë humbur dobitë e asaj që është botuar në të kaluarën dhe që nuk është më në dispozicion pranë Shoqatës. Disa kanë bërë të pamundurën për të gjetur botime të vjetra, dhe disa të tjerë kanë arritur deri në atë pikë sa të riprodhojnë botimet e Shoqatës dhe t’i vënë në dispozicion në mënyra të ndryshme, edhe duke i shtypur vetë ose duke i riprodhuar me anë të kompjuterit. Në ndonjë rast kjo është bërë me qëllim fitimi.

«Skllavi besnik» i njeh mirë nevojat tona frymore dhe merr masa «në kohën e vet». (Mat. 24:25) Kur ka qenë e nevojshme për të rishtypur informacionet e botuara në të kaluarën, Shoqata e ka bërë këtë. Për shembull, vëllimet e Kullës së Rojës në disa gjuhë nga viti 1955 deri në vitin 1975 janë rishtypur dhe vënë në dispozicion për të gjithë. Megjithatë kur dikush merr nismën personale për të riprodhuar dhe shpërndarë këtë material, mund të lindin probleme të kota.

Krijohen një varg vështirësish kur këto botime riprodhohen dhe shpërndahen me qëllim fitimi. Shërbimi ynë i Mbretërisë i korrikut 1977 thoshte: «Është më mirë të mos i shfrytëzojmë shoqëritë teokratike duke i dhënë shkas ose duke i bërë publicitet shitjes së materialeve ose shërbimeve për qëllim tregtimi në Sallën e Mbretërisë, në studimet e librit të kongregacionit dhe në asambletë e popullit të Jehovait. Kjo na ndihmon që gjithë vëmendjen që meritojnë, t’ua kushtojmë interesave frymore dhe për të lënë në vendin e tyre veprimtaritë tregtare.» Pra është e rëndësishme të shmangim të bërit tregti me Fjalën e Perëndisë dhe me gjërat që i përmbahen asaj.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo