Njoftime
◼ Literaturë për t’u përdorur gjatë muajit dhjetor: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë. Janar: Pajtime në Kullën e Rojës. SHËNIM: Kongregacionet që kanë nevojë për këto botime për fushatën, duhet t’i porositin me kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin S(d)-14. Ju lutemi bëni kërkesën për revistat e nevojshme ekstra për shpërndarje në janar.
◼ Mbikëqyrësi që drejton ose dikush tjetër që është caktuar për të duhet të kontrollojë llogarinë e kongregacionit më 1 dhjetor ose sa më afër kësaj date. Njoftoni kongregacionin se kur është bërë kjo.
◼ Lajmëtarët që kanë planifikuar të jenë pionierë ndihmës në janar, duhet të dorëzojnë sa më shpejt kërkesën. Kjo do t’u lejojë pleqve të marrin masat e nevojshme për literaturën dhe territorin.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Anglisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë (libër); Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjejmë (broshurë). Anglisht për të shurdhër: Pse mund të besosh në Biblën (Fletushka n. 13); Ngushëllimi për të dëshpëruarit (Fletushka n. 20); Gëzo jetën familjare (Fletushka n. 21); Kush sundon në të vërtetë mbi botën? (Fletushka n. 22). Frëngjisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë (libër); Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjejmë (broshurë). Greqisht: Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjejmë (broshurë). Portugalisht: Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjejmë (broshurë). Rusisht: Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjejmë (format i vogël). Spanjisht: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë (libër); Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjejmë (broshurë). Shqip: A do të mbijetojë kjo botë? (Fletushka n. 19); Ngushëllimi për të dëshpëruarit (Fletushka n. 20); Gëzo jetën familjare (Fletushka n. 21); Kush sundon në të vërtetë mbi botën? (Fletushka n. 22); Dëshmitarët e Jehovait Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën dhe Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë.
◼ Vidiokasetë e re në dispozicion:
Arabisht: Dëshmitarët e Jehovait—Organizata Pas Emrit.