A po arsyeton duke përdorur Shkrimet?
1 Një ushtar me përvojë kur shkon në luftë do të armatoset dhe të mbrohet plotësisht. Një mjeshtër i aftë që përgatitet për të punuar mbi projektin e një ndërtese të madhe, do të kujdeset për veglat që ka nevojë për të plotësuar detyrën. Një shërbëtor i Jehovait që angazhohet në shërbimin në fushë, do të ketë «shpatën» në dorë, për ta përdorur me aftësi sa herë që do t’i jepet rasti. (Efes. 6:17) A e bën edhe ti personalisht këtë? Kur merr pjesë në shërbim, a bën të flasë Fjala e Perëndisë, kështu që fryma e shenjtë të mund të prekë zemrat e dëgjuesve të tu?—Prov. 8:1, 6.
2 Predikimi nuk është gjithmonë një detyrë e thjeshtë. Në disa territore njerëzit nuk janë në shtëpi dhe ata që përgjigjen në dyert e tyre shpesh janë të zënë, duke na ofruar pak mundësi për të zgjeruar diskutimet mbi Biblën. Meqenëse Bibla është libri ynë kryesorë, si mund ta përdorim atë më shumë në shërbim dhe të lejojmë mesazhin e saj të frymëzuar, të ndikojë tek dëgjuesit tanë?
3 Në çdo rast: Në çdo derë, për ta vënë në lëvizje padronin e shtëpisë, ne do të na pëlqente të përdornim Biblën. Duhet të jemi të përgatitur për ta bërë këtë, pa marrë parasysh botimin që do të ofrojmë. Në qoftë se personi është i zënë dhe nuk ka kohë të hapë Biblën që të lexojë një apo dy vargje, a mund të citosh ose parafrazosh një shkrim përpara se t’i ofrosh literaturën? Vetëm kjo mund ta bëjë personin të qëndrojë dhe të dëgjojë.—Hebr. 4:12.
4 Për shembull, nëse përdor Kullën e Rojës së 15 shkurtit me artikullin «Përse vjedhja është në rritje», pasi ke treguar ilustrimin në kapak, mund të pyesësh: «A e beson se do të vijë një kohë kur nuk do të ketë më krime?» Sido që të jetë përgjigjja, ti mund të jesh në gjendje të lexosh nga Bibla ose të parafrazosh një shkrim, si për shembull nga Psalmi 37:10, 11 ose nga Zbulesa 21:4. Në këtë mënyrë ti lë Fjalën e Perëndisë të flasë.
5 Në një rivizitë: Ne duhet të përgatitemi përpara se të bëjmë një rivizitë. Nëse bëjmë një listë me vargje biblike që trajtojnë tema të ndryshme dhe e mbajmë atë në Bibël, mund t’u referohemi për t’iu përgjigjur pronarit të shtëpisë dhe njerëzit do të kuptojnë se ne jemi shërbëtorë të Perëndisë dhe jo shitës ambulant të Fjalës.—2. Kor. 2:17.
6 Kur kthehesh përsëri dhe nuk ke ndonjë subjekt të veçantë për të trajtuar, mund të përmendësh një temë të përshtatshme si «Jezu Krishti», «Ditët e Fundit», ose «Ringjallja». Pronari i shtëpisë mund të na ftojë të lexojmë disa shkrime nga Bibla e vet. Në këtë mënyrë Bibla do të bëhet interesante dhe kuptimplote për ata dhe fryma e shenjtë e Jehovait do të derdhet, në qoftë se ata e duan drejtësinë.
7 Përgjegjësia jonë për të predikuar lajmin e Perëndisë dhe për të lajmëruar të ligjtë është një gjë serioze. Ky është lajmi i Jehovait, jo i yni. Lëre Fjalën e tij, shpatën e frymës, të të ndihmojë.