Njoftime
◼ Literatura që do të përdoret gjatë muajit nëntor: Çdo broshurë me 32 faqe. Dhjetor: Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Janar: Çdo botim që kongregacioni mund të ketë në depo. Shkurt: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Librat duhet të lihen në rivizita dhe të bëhen përpjekje për të filluar studime biblike. SHËNIM: Kongregacionet që nuk i kanë porositur këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin e përshtatshëm.
◼ Duke filluar nga numri i 1 janarit, 1995, Shoqata do të prodhojë revistën Kulla e Rojës të regjistruar në kasetë, në spanjisht. Pajtimet mund të kërkohen përmes kongregacionit.
◼ Botime të reja në dispozicion
Arabisht: Këndojini lavdi Jehovait (format i madh). Armenisht: Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve? Bullgarisht: Ngushëllimi për të dëshpëruarit (Fletushka nr. 20); Kush sundon në të vërtetë mbi botën? (Fletushka nr. 22). Guxharati: Ngushëllimi për të dëshpëruarit (Fletushka nr. 20).