Njoftime
◼ Literatura që do të përdoret gjatë muajit dhjetor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Të bëhet një përpjekje e veçantë për të vizituar të gjithë ata që kanë pranuar librin me synimin që të fillohen studime biblike në shtëpi. Janar: Çdo libër që kongregacioni mund të ketë në dispozicion. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. SHËNIM: Kongregacionet që nuk i kanë porositur këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin e përshtatshëm.
◼ Kongregacionet duhet të fillojnë të porositin me kërkesën e literaturës të muajit dhjetor, vëllimet e Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! për vitin 1995. Vëllimet do të jenë në dispozicion në gjuhën angleze, arabe, frënge, greke, gjermane, holandeze, hungareze, italiane, japoneze, kineze, koreane, kroate, polake, portugeze, rumune, ruse, spanjolle dhe suedeze. Derisa vëllimet të jenë në dispozicion dhe transportimi të jetë bërë, ato do të jenë në pritje në listën e kërkesës së kongregacionit. Vëllimet janë botime me kërkesë të veçantë.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar nga ai, duhet të kontrollojë llogarinë e kongregacionit në 1 dhjetor ose sa më shpejtë pas kësaj date. Njofto kongregacionin kur kjo të jetë mbaruar.
◼ Përkujtimi për vitin 1997 do të bëhet të dielën, më 23 mars, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim i datës së Përkujtimit për vitin 1997, është dhënë përpara, sepse kështu vëllezërit mund të kenë mundësi të bëjnë rezervimet e nevojshme ose kontratat për salla të vlefshme, kur janë disa kongregacione që përdorin Sallën e Mbretërisë dhe ata duhet të gjejnë mundësi të tjera.
◼ Duke filluar më 29 prill 1996, libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme, do të përdoret në Studimin e Librit të Kongregacionit.
◼ Duke filluar nga 1 gushti 1995, në Punjabi doli botimi mujor dhe i njëkohshëm i Kullës së Rojës.
◼ Gjuha shqipe i është shtuar gjuhëve në të cilat Zgjohuni! është në dispozicion. Është një botim tremujor dhe fillon me botimin janar-mars 1996. Mund të kërkohen kopje nëpërmjet kongregacionit. Ju lutem vini re që nuk ka pajtime për këtë revistë tremujore.
◼ Pothuaj është përfunduar puna me CD-ROM e ri, në të cilën është Biblioteka e Kullës së Rojës—Botimi 1995. Kjo do të përmbajë një program të rishikuar dhe do t’u shtohet botimeve të dala gjatë 1995, 1994 dhe 1979-1970. Gjithashtu, do të ketë përkthime në gjuhën gjermane, italiane dhe spanjolle. Hollësira të veçanta janë dhënë në një letër nga Shoqata, për të gjithë kongregacionet, me datë 25 nëntor 1995. Kërkesat për këtë CD në një ose më shumë gjuhë duhet të jepen nga kongregacioni jo më vonë se 15 janari 1996.
◼ Botime të reja në dispozicion:
A përcakton fati jetën tonë?—Apo e mban Perëndia përgjegjësinë për ne? (Fletushka nr. 71)—Gjuha: perse
Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!—Gjuha: ruse
Dëshmitarët e Jehovait, Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë—Gjuha: polake
Duke dëgjuar Mësuesin më të Madh—Gjuha: ruse
Libri im i tregimeve biblike (Format i madh)—Gjuha: perse
Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta (angl.)—Gjuha: finlandeze
Të organizuar për të kryer shërbimin tonë—Gjuha: vietnameze
Bibla—Fjala e Perëndisë apo njeriut—Gjuha: çeke
Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë—Gjuha: rumune
Emri më i madh (Fletushka nr. 72)—Gjuha: perse
Indeksi i botimeve të Kullës së Rojës 1986-1990—Gjuha: italiane
Kur të vdes një njeri i dashur—Gjuha: punjabe