Përkujtues për Përkujtimin
Përpara se të mbahet Përkujtimi të martën më 2 prill, është e nevojshme t’u kushtojmë vëmendje gjërave që vijojnë:
◼ Cilido, duke përfshirë oratorin, duhet të jetë i informuar për orën e saktë dhe vendin e kremtimit.
◼ Duhet siguruar lloji i përshtatshëm i bukës dhe i verës e të bëhen gati. Shiko Kullën e Rojës të 15 shkurtit 1985, faqe 19, angl.
◼ Duhen sjellë që më parë në sallë një tryezë e përshtatshme, një mbulesë tavoline, pjata, gota dhe të rregullohen siç duhet.
◼ Salla e Mbretërisë ose vendi tjetër i mbledhjes duhet të jetë plotësisht i pastruar para orarit.
◼ Përcjellësit dhe shërbyesit duhet të zgjidhen dhe të udhëzohen që më parë mbi procedurën e përshtatshme dhe detyrat e tyre.
◼ Duhet të bëhen rregullimet për t’i shërbyer bukën dhe verën çdo të mirosuri që është i sëmurë dhe jo në gjendje për të qenë i pranishëm.
◼ Kur është programuar që të mbahet më shumë se një kremtim në të njëjtën Sallë Mbretërie, duhet të ketë një bashkëpunim të mirë ndërmjet kongregacioneve që të shmanget ngjeshja e panevojshme në korridor, në hyrje dhe në trotuare publike.