Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: Të rinjtë pyesin Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Mars: Sekreti i lumturisë familjare. Prill: Kopje individuale të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Në ato territore që janë punuar shpesh, mund të përdoret broshura e re, Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
◼ Të gjithë lajmëtarët e pagëzuar që janë të pranishëm në Mbledhjen e Shërbimit për javën e 6 janarit, do të marrin kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm dhe Kartën e Identitetit për fëmijët e tyre.
◼ Duke filluar nga shkurti dhe jo më vonë se 2 marsi, fjalimi i ri publik për mbikëqyrësit qarkorë do të jetë ai me titull «Përdore arsimimin për të lavdëruar Jehovain».
◼ Kongregacionet duhet të bëjnë rregullimet e përshtatshme për të kremtuar Përkujtimin, që këtë vit është të dielën më 23 mars, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave të Përkujtimit nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Kontrollo me burimet lokale, për të përcaktuar se kur do të perëndojë dielli në zonën tënde. Përderisa atë ditë nuk do të mbahen mbledhje të tjera, përveç asaj për shërbimin në fushë, duhen bërë rregullime të përshtatshme që studimi i Kullës së Rojës të drejtohet një herë tjetër. Mbikëqyrësit qarkorë duhet ta rregullojnë programin e tyre për mbledhjet gjatë javës, sipas rrethanave lokale. Megjithëse është e dëshirueshme që secili kongregacion ta bëjë kremtimin e Përkujtimit më vete, kjo mund të mos jetë gjithmonë e mundshme. Kur janë një numër kongregacionesh që normalisht përdorin të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të sigurojnë përdorimin e një ndërtese tjetër për atë mbrëmje. Përkujtimi nuk duhet filluar aq vonë, sa të interesuarit e rinj ta shohin si të papërshtatshme pjesëmarrjen në të. Gjithashtu, programi nuk duhet të jetë aq i ngjeshur, sa të mos ketë kohë para ose pas kremtimit për të përshëndetur vizitorët, për të bërë rregullime për dhënien e mbështetjes së vazhdueshme frymore personave të interesuar apo për të gëzuar një shkëmbim të përgjithshëm inkurajimi. Pas shqyrtimit të plotë të të gjithë faktorëve, pleqtë duhet të vendosin se cilat do të ishin rregullimet më të mira, për të ndihmuar të pranishmit në Përkujtim, që të përfitojnë plotësisht nga ky rast.
◼ Fjalimi special publik për sezonin e Përkujtimit 1997 do të bëhet të dielën më 6 prill. Do të sigurohet një skemë. Ato kongregacione që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor, asamblenë qarkore apo asamblenë speciale njëditore, fjalimin special do ta kenë javën vijuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special më përpara.
◼ Trupi i pleqve duhet të jetë vigjilent për faktin se kur kongregacioni merr pjesë në asambletë lokale, nevojiten rregullimet e mëposhtme: Kur planifikohet programi i asamblesë speciale njëditore, kongregacioni duhet të mbajë të gjitha mbledhjet normale përgjatë javës, përveç Mbledhjes Publike dhe studimit të Kullës së Rojës, të cilat janë anuluar. Kur programohet për të marrë pjesë në një asamble qarkore, kongregacioni do të anulojë, gjithashtu, Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe Mbledhjen e Shërbimit. Gjatë asaj jave, do të mbahet në mënyrë lokale vetëm studimi i librit të kongregacionit.