THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ESTERA 1-5
Estera mbrojti popullin e Perëndisë
Estera shfaqi besim e guxim të jashtëzakonshëm kur mbrojti popullin e Perëndisë
Po të paraqiteshe pa u thirrur para mbretit, mund të të priste vdekja. Mbreti kishte 30 ditë që nuk e kishte thirrur Esterën.
Mbreti Asuer, që mendohet të ketë qenë Kserksi I, kishte temperament të dhunshëm. Një herë urdhëroi të prisnin më dysh një burrë e ta nxirrnin para të tjerëve si paralajmërim. Gjithashtu, kur Vashti nuk iu bind, u tërbua dhe e hoqi nga pozita si mbretëreshë.
Estera duhej t’i tregonte se ishte judeje dhe ta bindte mbretin se këshilltari i tij i besuar ia kishte hedhur.