BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb18 qershor f. 7
  • Shmang grackat e rrjeteve sociale

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shmang grackat e rrjeteve sociale
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Material i ngjashëm
  • Cilët janë miqtë e tu online?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Pse kaq tërheqëse?
    Zgjohuni!—2012
  • Katër pyetje që duhet të bësh për rrjetet shoqërore
    Zgjohuni!—2012
  • Si po ndikon tek unë media sociale?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
mwb18 qershor f. 7

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Shmang grackat e rrjeteve sociale

Jezui nuk pranon t’i kthejë gurët në bukë

PSE KA RËNDËSI: Si shumica e mjeteve, rrjetet sociale mund të jenë të dobishme ose të dëmshme. Disa të krishterë zgjedhin të mos i përdorin rrjetet sociale. Të krishterë të tjerë i shfrytëzojnë ato që të mbajnë lidhjet me familjarë e miq. Gjithsesi, Djalli dëshiron t’i përdorim rrjetet sociale në mënyrë të pamend, dhe kjo mund të na dëmtojë reputacionin e miqësinë me Jehovain. Ashtu si Jezui, edhe ne mund t’i përdorim parimet e Fjalës së Perëndisë që t’i dallojmë e t’i shmangim rreziqet.​—Lu 4:4, 8, 12.

GRACKAT QË DUHEN SHMANGUR:

  • Përdorimi me tepri i medias sociale. Kur kalojmë orë të panumërta duke përdorur rrjetet ose median sociale humbasim kohën e çmuar që duam ta përdorim për Jehovain.

    Parimet biblike: Ef 5:15, 16; Fi 1:10

  • Shikimi i materialeve të dyshimta. Shikimi i pamjeve provokuese mund të çojë në varësinë e pornografisë ose në imoralitet. Leximi i materialeve ose blogjeve apostate e dëmton besimin.

    Parimet biblike: Mt 5:28; Fi 4:8

  • Postimi i fotografive ose i komenteve të papërshtatshme. Ngaqë zemra është e pabesë, dikush mund të priret të postojë foto ose komente të papërshtatshme në një rrjet social. Gjithsesi, kjo mund t’i dëmtojë reputacionin dikujt ose t’u dobësojë besimin të tjerëve.

    Parimet biblike: Ro 14:13; Ef 4:29

SHIHNI VIDEON RRJETET SOCIALE: TREGOHU I ZGJUAR DHE SHQYRTONI SI TË SHMANGEN SITUATAT E MËPOSHTME:

Një hajdut që përdor median sociale e di se pronari i shtëpisë është me pushime
Punëmarrësi i mundshëm sheh një postim të papërshtatshëm në një rrjet social
Ekspozim para fjalorit të pistë në një rrjet social
Dikush që përdor median sociale deri natën vonë lufton që të zgjohet në mëngjes
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo