TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
«Duarplot para Jehovait»
Si mund ‘të vijmë sot duarplot para Jehovait’? (1Kr 29:5, 9, 14) Më poshtë tregohen disa mënyra si mund të bëjmë kontribute vullnetare për të mbështetur veprën e Dëshmitarëve të Jehovait, si në shkallë lokale, edhe mbarëbotërore.
KONTRIBUTET QË JEPEN ONLINE OSE QË HIDHEN NË KUTITË E KONTRIBUTEVE MBËSHTETIN:
VEPRËN MBARËBOTËRORE
ndërtimin dhe funksionimin e godinave të degëve dhe të zyrave rajonale të përkthimit
shkollat teokratike
ata që janë në shërbimin special të plotkohor
ndihmën në raste katastrofash
shtypjen e botimeve, prodhimin e videove dhe prodhimet dixhitale
SHPENZIMET E KONGREGACIONIT
shpenzimet e kongregacionit, si ujin, dritat etj, dhe mirëmbajtjen bazë të Sallës së Mbretërisë
çdo rezolutë që bën kongregacioni për t’i dërguar zyrës së degës fonde për:
ndërtimin mbarëbotëror të Sallave të Mbretërisë dhe të Sallave të Asambleve
Masën e Ndihmës Mbarëbotërore
veprimtari të tjera mbarëbotërore
KONGRESET DHE ASAMBLETË
Kontributet që jepen në kongresin rajonal dërgohen për veprën mbarëbotërore. Prandaj, shpenzimet që kanë të bëjnë me kongreset rajonale, speciale dhe ndërkombëtare mbulohen nga fondi për veprën mbarëbotërore.
Kontributet që jepen për qarkun, përdoren për qiranë, funksionimin dhe mirëmbajtjen e vendeve të asambleve dhe për shpenzime të tjera që kanë të bëjnë me qarkun. Një qark mund të vendosë t’i japë si dhuratë për veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait fondet që teprojnë.