THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 KORINTASVE 10-13
Jehovai është i besueshëm
Jehovai mund ta heqë një sprovë nëse do. Megjithatë, shpesh na jep «rrugëdaljen» duke na siguruar atë që na nevojitet për t’u bërë ballë me sukses sprovave.
Mund të na qetësojë mendjen, zemrën dhe ndjenjat nëpërmjet Fjalës së tij, frymës së shenjtë dhe ushqimit të bazuar në Bibël.—Mt 24:45; Gjo 14:16; Ro 15:4
Mund të na udhëheqë me anë të frymës së shenjtë, e cila mund të na ndihmojë të kujtojmë tregime dhe parime nga Bibla, e pastaj të dallojmë cilët hapa të mençur të hedhim.—Gjo 14:26
Mund të përdorë engjëjt në dobinë tonë.—He 1:14
Mund të na ndihmojë nëpërmjet bashkadhuruesve.—Kl 4:11