BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb19 qershor f. 7
  • Zgjidhe me mençuri zbavitjen

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zgjidhe me mençuri zbavitjen
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Material i ngjashëm
  • Zgjidh zbavitje që i pëlqejnë Jehovait
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Si të zgjedhësh zbavitje të dobishme
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Zbavitje shoqërore: përfitoni dobitë, shmangni grackat
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Përkushtoju vetëm Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
mwb19 qershor f. 7

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Zgjidhe me mençuri zbavitjen

Pse duhet ta zgjedhim me mençuri zbavitjen? Sepse kur zgjedhim një film, një këngë, një sit Interneti, një libër ose një videolojë, në të vërtetë po zgjedhim se me çfarë duam ta mbushim mendjen. Zgjedhjet tona ndikojnë te mënyra si sillemi. Mjerisht, shumica e zbavitjeve sot përfshijnë gjëra që Jehovai i dënon. (Ps 11:5; Ga 5:19-21) Ja pse Bibla na nxit të mendojmë vazhdimisht për gjëra që nderojnë Jehovain.​—Fi 4:8.

SHIHNI VIDEON Ç’ZBAVITJE DUHET TË ZGJEDH?, PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Një ndeshje gladiatorësh romakë

    Çfarë ngjashmërie ka mes ndeshjeve të gladiatorëve të Romës së lashtë dhe disa prej zbavitjeve të sotme?

  • Një pionier në shërbim me një vëlla të ri nga kongregacioni

    Ç’mund të bëjnë pjesëtarët e kongregacionit që t’i ndihmojnë të rinjtë ta zgjedhin me mençuri zbavitjen?

  • Një ushtar

    Si duhet të ndikojë Romakëve 12:9 te zbavitja që zgjedhim?

  • Të rinj Dëshmitarë duke luajtur futboll

    Cilat janë disa zbavitje të shëndetshme në zonën tënde?

ZBAVITJE AKTIVE APO PASIVE?

Shumë nga zbavitjet e përhapura sot i nxitin njerëzit të jenë pasivë, jo aktivë. Filmat, librat dhe programet televizive janë fryt i imagjinatës së dikujt tjetër dhe jo i imagjinatës sate. Ndonëse zbavitja pasive ka vendin e saj, mjaft veta kanë parë se zbavitja aktive sjell më tepër kënaqësi. Për shembull, disave u pëlqen t’i bien një vegle muzikore ose të pikturojnë. Të tjerë kanë qejf zbavitjet në natyrë, si sportet, shëtitjet ose kampingjet. Pavarësisht nga zbavitja që zgjedhim, le të ‘bëjmë gjithçka për lavdi të Perëndisë’.​—1Ko 10:31.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo