THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 SELANIKASVE 1-5
«Vazhdoni të ngushëlloni njëri-tjetrin dhe të ndërtoni njëri-tjetrin»
Çdo i krishterë ka mundësi të ngushëllojë, ose të inkurajojë, të tjerët. Për shembull, i inkurajojmë bashkëbesimtarët kur me besnikëri marrim pjesë në mbledhje dhe në predikim, mbase «mes shumë përpjekjesh» për shkak të shëndetit ose të vështirësive të tjera. (1Se 2:2) Për më tepër, kur mendojmë që më parë e madje bëjmë ndonjë kërkim, mund t’u flasim në mënyrë ngushëlluese bashkadhuruesve që kanë nevojë për inkurajim.
Ku mund të gjesh sugjerime praktike si t’i japësh zemër dikujt që po has ndonjë vështirësi?
Kë ke dëshirë të inkurajosh në kongregacion?