TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Sjellja e pastër dhe respekti i thellë fitojnë zemrën e bashkëshortit
Shpesh gratë që bëhen Dëshmitare i fitojnë zemrën të shoqit, pra e nxitin të pranojë të vërtetën, me anë të sjelljes së mirë në imitim të Krishtit. Megjithatë mund t’u duhet të durojnë vështirësi për vite të tëra. (1Pj 2:21-23; 3:1, 2) Nëse po vuan padrejtësisht, vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën. (Ro 12:21) Shembulli yt i shkëlqyer mund të ketë një ndikim pozitiv që nuk arrihet dot veç me fjalë.
Mundohu t’i shohësh gjërat nga këndvështrimi i bashkëshortit. (Fi 2:3, 4) Trego empati e dhembshuri dhe bëj çmos t’i kryesh përgjegjësitë e tua plot respekt. Ji një dëgjuese e mirë. (Jk 1:19) Ji e duruar dhe siguroje bashkëshortin se e do. Edhe nëse burri nuk të tregon kurrë të njëjtën mirësi dhe respekt, ji e sigurt se Jehovai e çmon besnikërinë tënde.—1Pj 2:19, 20.
SHIHNI VIDEON JEHOVAI NA FORCON TË MBAJMË NGARKESËN TONË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Si ishte jeta e motrës Grejs Li në fillim të martesës?
Çfarë e tërhoqi drejt së vërtetës së Biblës?
Si qëndroi e patundur motra Li pavarësisht nga sfidat që hasi pasi u pagëzua?
Çfarë i kërkoi Jehovait në lutje për të shoqin?
Çfarë bekimesh mori motra falë sjelljes së pastër dhe respektit të thellë?
Sjellja e pastër dhe respekti i thellë kanë shumë fuqi!