TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Çfarë mund të mësosh nga këngët që dalin çdo muaj në JW Broadcasting®?
Cilat nga këto këngë ke më shumë qejf? Pse? A mendon se videot e tyre tregojnë tamam si është jeta sot? Ngaqë kanë një shumëllojshmëri temash dhe stilesh muzikore, çdokush mund të gjejë veten. Sidoqoftë, këngët me video muzikore nuk janë vetëm për të na zbavitur.
Secila këngë ka mësime praktike që mund t’i zbatojmë në jetën tonë si të krishterë dhe në shërbim. Disa flasin për mikpritjen, unitetin, miqësinë, guximin, dashurinë ose besimin. Të tjera na ftojnë të kthehemi te Jehovai, të falim të tjerët, të ruajmë integritetin çdo ditë dhe të vëmë synime që i pëlqejnë Jehovait. Madje ka edhe një këngë që na ndihmon ta përdorim me ekuilibër celularin. A ke nxjerrë mësime të tjera praktike nga këngët që dalin çdo muaj në JW Broadcasting®?
SHIHNI VIDEON E KËNGËS NË PRAG ËSHTË PARAJSA DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME: