BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb20 shkurt f. 5
  • Si mund ta forcojnë çiftet martesën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund ta forcojnë çiftet martesën
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Material i ngjashëm
  • Mbrojeni martesën tuaj
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Martesa, dhuratë nga një Perëndi i dashur
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Çfarë thotë Bibla për martesën?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
mwb20 shkurt f. 5
Abrami dhe Saraja teksa bëhen gati të largohen nga Uri. Abrami po mban një thes të madh ndërkohë që inkurajon Sarajën, e cila po fut në kanistër disa gjëra.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si mund ta forcojnë çiftet martesën

Abrahami dhe Sara lanë një shembull të shkëlqyer si bashkëshortë që e donin dhe e respektonin njëri-tjetrin. (Zn 12:11-13; 1Pj 3:6) Prapëseprapë, martesa e tyre nuk ishte e përsosur dhe kaluan halle në jetë. Ç’mund të mësojnë çiftet e martuara nga shembulli i Abrahamit dhe i Sarës?

Komunikoni me njëri-tjetrin. Përgjigjjuni me përulësi fjalëve që bashkëshorti t’i thotë kur është me nerva ose i acaruar. (Zn 16:5, 6) Programoni të kaloni kohë bashkë. Siguroje bashkëshortin se e do, me fjalë e me vepra. Mbi të gjitha, përfshijeni Jehovain në martesë duke studiuar, duke u lutur dhe duke e adhuruar së bashku. (Ek 4:12) Martesat e forta e nderojnë Jehovain, Nismëtarin e kësaj lidhjeje të shenjtë.

SHIHNI VIDEON SI TA FORCOSH LIDHJEN MARTESORE DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Cilat ishin disa shenja që tregonin se Shaani dhe Kiara po veçoheshin?

  • Pse komunikimi i sinqertë dhe i hapur është i domosdoshëm në martesë?

  • Si i ndihmoi Shaanin dhe Kiarën shembulli i Abrahamit dhe i Sarës?

  • Cilët hapa morën Shaani dhe Kiara që të forconin martesën e tyre?

  • Pse burri dhe gruaja nuk duhet të presin përsosmëri në martesë?

Kolazhi: Pamje nga videoja «Si ta forcosh lidhjen martesore». Shaani dhe Kiara marrin hapa që ta forcojnë martesën e tyre. 1. Janë të ulur në dy qoshet e divanit. 2. I shtrëngojnë duart njëri-tjetrit. 3. Janë në shërbim së bashku dhe të lumtur.

Mund ta forconi martesën tuaj!

Për më shumë informacione si të forconi martesën, shqyrtoni këta artikuj që kanë dalë në revistën Zgjohuni! dhe në sitin jw.org®:

  • «Kur fëmijët largohen»—g17.4 10-11

  • «Si të diskutosh për problemet»—g16.3 10-11

  • «Kur zhgënjehesh nga martesa»—g 3/​14 14-15

  • «Si të jesh dëgjues i mirë?»—g 12/​13 12-13

  • «Si t’u japësh fund grindjeve?»—g 2/​13 4-5

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo