TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Kujdes të mos përhapësh gënjeshtra
Sot informacioni përhapet fare kollaj te miliona njerëz me anë të formatit të shtypur, radios, televizionit dhe Internetit. Kush adhuron ‘Perëndinë e së vërtetës’ nuk do që të përhapë informacione të rreme, sikur edhe pa dashje. (Ps 31:5; Eks 23:1) Gënjeshtrat që kalohen gojë më gojë mund të shkaktojnë shumë dëm. Kur përpiqesh të kuptosh nëse diçka është e vërtetë apo jo, pyet veten:
«A vjen nga një burim i besueshëm?» Ai që të tregon diçka, nuk është e thënë t’i dijë të gjitha faktet. Fjalët që kalojnë nga njëri te tjetri në fund ndryshojnë, prandaj bëj kujdes kur nuk e di nga vjen historia. Ata që kanë privilegje në kongregacion, janë një burim i respektueshëm informacioni, prandaj duhet të bëjnë veçanërisht kujdes kur kalojnë informacione të paverifikuara.
«A është shpifje?» Nëse informacioni prish emrin e mirë të një personi a të një grupi, është mirë të mos ua transmetosh të tjerëve.—Pr 18:8; Fi 4:8.
«A është e besueshme historia?» Bëj kujdes kur dëgjon histori ose përvoja sensacionale.
SHIHNI VIDEON SI T’U JAP FUND THASHETHEMEVE?, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Sipas Proverbave 12:18, çfarë dëmi shkaktojnë fjalët?
Si na ndihmon Filipianëve 2:4 të kemi një pikëpamje të ekuilibruar kur flasim për të tjerët?
Çfarë duhet të bëjmë kur komentet për të tjerët marrin ngjyrime sarkastike ose negative?
Çfarë pyetjesh duhet t’i bëjmë vetes para se të fillojmë të flasim për dikë?