BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb20 dhjetor f. 3
  • Tregojmë dashuri kur përkrahim disiplinën e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tregojmë dashuri kur përkrahim disiplinën e Jehovait
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Material i ngjashëm
  • Disiplina—Shprehje e dashurisë së Jehovait
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Pse përjashtimi është një masë e dashur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Kur një njeri i dashur largohet nga Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Të përballojmë sfidën e besnikërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
mwb20 dhjetor f. 3

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Tregojmë dashuri kur përkrahim disiplinën e Jehovait

Përjashtimi mbron kongregacionin dhe disiplinon keqbërësit e papenduar. (1Ko 5:6, 11) Kur përkrahim këtë disiplinë të Jehovait, tregojmë dashuri. Por, si mund të jetë e vërtetë kjo kur përjashtimi i sjell dhembje personit të përjashtuar, të afërmve të ngushtë dhe komitetit gjyqësor?

Mbi të gjitha tregojmë dashuri për emrin e Jehovait dhe për standardin e tij të shenjtërisë. (1Pj 1:14-16) Po ashtu tregojmë dashuri për të përjashtuarin. Disiplina e fortë, ndonëse e dhembshme, mund të sjellë «fryt paqeje dhe drejtësie». (He 12:5, 6, 11) Ama, nëse shoqërohemi me një të përjashtuar ose të vetëpërjashtuar, zbutim disiplinën e Jehovait. Të mos harrojmë se Jehovai e disiplinon popullin e tij «në masën e duhur». (Jr 30:11) Ndërsa përkrahim disiplinën e Jehovait dhe nuk lëmë pas dore programin e adhurimit, shpresojmë që personi të kthehet tek Ati ynë i mëshirshëm.—Is 1:16-18; 55:7.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN QËNDROJMË BESNIKË ME NJË ZEMËR TË BASHKUAR, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Një skenë nga videoja «Qëndrojmë besnikë me një zemër të bashkuar». Gabriela dhe Beni janë të pikëlluar, ngaqë kanë lexuar letrën e të birit që është larguar nga shtëpia.

    Çfarë dhembjeje provojnë prindërit e krishterë kur fëmija largohet nga Jehovai?

  • Një skenë nga videoja «Qëndrojmë besnikë me një zemër të bashkuar». Miqtë përqafojnë dhe ngushëllojnë Gabrielën dhe Benin pas mbledhjes.

    Si mund t’i mbështetë kongregacioni pjesëtarët besnikë të familjes?

  • Një skenë nga videoja «Qëndrojmë besnikë me një zemër të bashkuar». Gabriela përfytyron rebelimin e Korahut.

    Cila ngjarje nga Bibla ilustron sa e rëndësishme është që besnikëria ndaj Jehovait të jetë më e fortë se besnikëria ndaj familjes?

  • Një skenë nga videoja «Qëndrojmë besnikë me një zemër të bashkuar». Pas mbledhjes, Gabriela i tregon Benit një mesazh nga djali.

    Si tregojmë se parësore është besnikëria ndaj Jehovait dhe jo ndaj familjes?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo