TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Mbrojeni martesën tuaj
Betimet e martesës janë shumë të rëndësishme për Jehovain. Ai tha se burri dhe gruaja duhet të lidhen ngushtë me njëri-tjetrin. (Mt 19:5, 6) Shumë çifte mes popullit të Perëndisë gëzojnë martesa të lumtura. Megjithatë, martesë të përsosur s’ka. Problemet lindin. Ndaj nuk duhet të përvetësojmë pikëpamjen e shumicës se ndarja dhe divorci janë zgjidhje e problemeve në çift. Si mund ta mbrojnë martesën e tyre të krishterët?
Të shqyrtojmë 5 hapa të rëndësishëm.
Mbrojeni zemrën nga flirtimi dhe zbavitja imorale, të cilat vetëm sa e dobësojnë lidhjen martesore.—Mt 5:28; 2Pj 2:14.
Forcojeni miqësinë me Perëndinë dhe përpiquni fuqimisht t’i sillni kënaqësi me martesën tuaj.—Ps 97:10.
Vazhdoni të vishni personalitetin e ri dhe të bëni gjeste të dashura që do t’ia bënin jetën disi më të lehtë bashkëshortit. —Kl 3:8-10, 12-14.
Mos u mjaftoni vetëm me biseda sipërfaqësore; flitni rregullisht e me respekt.—Kl 4:6.
Plotësoni detyrimin martesor me përzemërsi dhe dashuri.—1Ko 7:3, 4; 10:24.
Kur të krishterët e nderojnë martesën, nderojnë Nismëtarin e martesës, Jehovain.
SHIHNI VIDEON DUHET «TË VRAPOJMË ME QËNDRUESHMËRI»—T’U BINDEMI RREGULLAVE TË GARËS, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Ndonëse një martesë mund të nisë mbarë, çfarë vështirësish mund të lindin?
Cilat parime të Biblës mund t’i ndihmojnë ata që mendojnë se kanë ngecur në një martesë pa dashuri?
Zbatoni parimet e Biblës për një martesë të lumtur
Çfarë rregullash ka vendosur Jehovai për martesën?
Çfarë pritet nga të dy bashkëshortët që martesa të jetë e suksesshme?