BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 janar f. 9
  • Çlirimi i ardhshëm falë Perëndisë dhe Krishtit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çlirimi i ardhshëm falë Perëndisë dhe Krishtit
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai na ndihmon gjatë sprovave
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
  • Si duhet t’i shohim sprovat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Si ta ruash gëzimin mes sprovave
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 janar f. 9
Jezui në fron sheh nga qielli njerëzit në tokë dhe pas tij froni i shndritshëm i Jehovait.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Çlirimi i ardhshëm falë Perëndisë dhe Krishtit

Cilat janë vështirësitë e tua të përditshme? A je një kryefamiljar që kujdesesh për shumë përgjegjësi? A je një prind i vetëm që mezi e nxjerr bukën e gojës? A je një i ri që has bullizëm nga moshatarët? A po vuan me shëndetin ose me pasojat e moshës së shkuar? Të gjithë kemi problemet tona. Madje, mjaft të krishterë kalojnë shumë sprova njëherësh. Gjithsesi, e dimë që së shpejti Jehovai do të na çlirojë nga të gjitha hallet. —2Ko 4:16-18.

Por, derisa të vijë ajo kohë, na ngushëllon mendimi se Jehovai i kupton hallet që kalojmë, vlerëson besnikërinë dhe qëndrueshmërinë tonë dhe do të na bekojë pa masë. (Jr 29:11, 12) Edhe Jezui ka merak për ne. Teksa kryejmë detyrimet tona të krishtere, ai na siguron me këto fjalë: «Unë jam me ju.» (Mt 28:20) Kur ndalemi e meditojmë për çlirimin e ardhshëm nën Mbretërinë e Perëndisë, na forcohet shpresa dhe vendosmëria për të përballuar sprovat e së tashmes.—Ro 8:19-21.

SHIHNI VIDEON NGULITNI SHIKIMIN TE JEZUI NDËRSA STUHIA AFROHET!—BEKIMET E ARDHSHME TË MBRETËRISË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si u nda njerëzimi nga Perëndia dhe me çfarë pasojash?

  • Ç’e ardhme i pret ata që tregohen besnikë ndaj Jehovait?

  • Si bëhet e mundur kjo e ardhme e mrekullueshme?

  • Cilat bekime të botës së re pret me padurim?

Kolazh: Njerëz që gëzojnë bekimet e parajsës. 1. Një motër që përqafon një të ringjallur. 2. Gëzojnë ushqim me bollëk, tokën e pastër dhe paqe.

Përfytyroje veten në botën e re

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo