BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 maj f. 13
  • Trego dashuri në familje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Trego dashuri në familje
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Si të kesh një jetë të lumtur familjare?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Jeta familjare që i pëlqen Perëndisë
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Dy çelësa për një martesë të qëndrueshme
    Sekreti i lumturisë familjare
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 maj f. 13
Një familje këndon së bashku në mbledhje.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Trego dashuri në familje

Dashuria e mban të bashkuar fort familjen. Pa dashuri, familja e ka të vështirë të ruajë unitetin dhe frymën e bashkëpunimit. Si mund të tregojnë dashuri në familje burri, gruaja dhe prindërit?

Një burrë i dashur i mban parasysh nevojat, pikëpamjen dhe ndjenjat e gruas. (Ef 5:28, 29) Ai siguron gjërat materiale për familjen dhe e ndihmon të afrohet më shumë me Jehovain, si për shembull, nëpërmjet Adhurimit Familjar të rregullt. (1Ti 5:8) Një grua e dashur i nënshtrohet bashkëshortit dhe i tregon «respekt të thellë». (Ef 5:22, 33; 1Pj 3:1-6) Të dy duhet të jenë gati të falin bujarisht njëri-tjetrin. (Ef 4:32) Prindërit e dashur i kushtojnë vëmendje secilit fëmijë dhe i mësojnë ta duan Jehovain. (Lp 6:6, 7; Ef 6:4) Çfarë vështirësish kalojnë fëmijët në shkollë? Si po e përballojnë presionin e bashkëmoshatarëve? Kur dashuria është me bollëk në familje, të gjithë pjesëtarët ndihen të sigurt dhe të mbrojtur.

SHIHNI VIDEON SHFAQ ‘DASHURINË QË NUK SHUHET’ NË FAMILJE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja «Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në familje». Pasi janë kthyer nga mbledhja, burri dhe gruaja diskutojnë rreth një shkrimi.

    Si e ushqen dhe përkujdeset për gruan një burrë i dashur?

  • Skenë nga videoja «Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në familje». Pasi kthehet nga mbledhja, një motër me durim dëgjon burrin e saj jo Dëshmitar dhe e siguron.

    Si tregon respekt të thellë për burrin një grua e dashur?

  • Skenë nga videoja «Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në familje». Një familje flet për pika që u kanë pëlqyer në mbledhje teksa hanë diçka.

    Si ua ngulitin fëmijëve në zemër Fjalën e Perëndisë prindërit e dashur?

PARALAJMËRIME PËR TEKNOLOGJINË

Pajisjet elektronike fare kollaj mund të na vjedhin kohën që na duhet për të forcuar dashurinë në familje. Prindërit mund të caktojnë sa kohë do të kalojnë me pajisjet, ata vetë dhe fëmijët. Përveç kësaj, prindërit duhet të përcaktojnë nëse fëmijët e tyre të vegjël mund të komunikojnë online dhe me kë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo