BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 korrik f. 3
  • Trego empati

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Trego empati
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • Empatia​—Një çelës për mirëdashjen dhe dhembshurinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • A ka empati Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Trego empati
    Zgjohuni!—2020
  • Bëj pyetje
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 korrik f. 3

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Trego empati

Empatia është aftësia për të kuptuar ndjenjat, vlerat, nevojat dhe mënyrën si mendon një tjetër. Ajo vërehet kollaj dhe buron nga dëshira e sinqertë për t’i ndihmuar të tjerët. Kur shfaqim empati në shërbim, pasqyrojmë dashurinë dhe merakun e Jehovait, e kjo i tërheq njerëzit drejt tij.—Fi 2:4.

Shfaqja e empatisë nuk është thjesht një teknikë: ajo pasqyrohet te mënyra si dëgjojmë e si flasim, si dhe te qëndrimi, gjestet e shprehjet e fytyrës. Kur interesohemi sinqerisht për të tjerët, tregojmë empati. Kështu u kushtojmë vëmendje interesave, bindjeve dhe rrethanave të tyre. U japim informacione dhe ndihmë praktike, por nuk u bëjmë presion të bëjnë ndryshime. Kur të tjerët e pranojnë ndihmën tonë, na shtohet gëzimi në shërbim.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PËRMIRËSO AFTËSITË—TREGO EMPATI, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja ‘Provo gëzimin që sjell bërja e dishepujve—Përmirëso aftësitë—Trego empati’. Në një bar-kafe Xheni shpjegon pse nuk do që të studiojë atë ditë.

    Si tregoi empati Nita ndërkohë që Xheni po vonohej?

  • Skenë nga videoja ‘Provo gëzimin që sjell bërja e dishepujve—Përmirëso aftësitë—Trego empati’. Nita dëgjon me empati.

    Si tregoi empati Nita kur Xheni i tha se ishte shumë e stresuar për të studiuar?

  • Skenë nga videoja ‘Provo gëzimin që sjell bërja e dishepujve—Përmirëso aftësitë—Trego empati’. Nita ndihmon Xhenin të rregullojë rrëmujën që ka në dhomë.

    Njerëzit tërhiqen drejt Jehovait kur tregojmë empati

    Si tregoi empati Nita kur Xheni i tha se nuk ishte tip i organizuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo