STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM
Prano ndihmën e Jehovait me anë të lutjes
Është Jehovai ai që e bën farën e së vërtetës të hedhë rrënjë dhe të rritet në zemrën e dikujt. (1Ko 3:6-9) Prandaj, që të kemi sukses në shërbim, duhet të mbështetemi te Jehovai, që të na ndihmojë ne dhe studentët tanë.
Kërkoji Jehovait ta ndihmojë studentin të përballojë presionet dhe të kapërcejë vështirësitë. (Fi 1:9, 10) Ji specifik. Lutu që fryma e shenjtë të drejtojë mendimet dhe veprimet e tua. (Lu 11:13) Mësoje studentin si të lutet dhe nxite që ta bëjë këtë. Lutu me dhe për studentin duke përmendur emrin e tij.
SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PRANO NDIHMËN E JEHOVAIT—LUTJA, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Ç’sfidë hasi Nita gjatë studimit me Xhenin?
Si e ndihmoi Nitën 1 Korintasve 3:6?
Si mori zgjidhje sfida që hasi Nita?