TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
A e dallon si u përgjigjet Jehovai lutjeve të tua?
Bibla është plot me lutje që morën përgjigje nga Jehovai. Kur shërbëtorët e Perëndisë shihnin si u kushtonte vëmendje shqetësimeve të tyre dhe si i ndihmonte, pa dyshim që u forcohej besimi tek ai. Prandaj, është mirë të jemi specifikë në lutjet tona dhe pastaj të dallojmë si u përgjigjet Jehovai. Të mos harrojmë se përgjigjja e tij mund të jetë ndryshe nga ajo që presim ose më shumë nga sa kemi kërkuar. (2Ko 12:7-9; Ef 3:20) Çfarë mund të na japë Jehovai në përgjigje të kërkesave tona?
Forcë fizike, emocionale dhe besim për t’u përballur me problemin.—Fi 4:13
Mençuri për të marrë vendime të mira.—Jk 1:5
Dëshirë dhe forcë për të vepruar.—Fi 2:13
Qetësi kur jemi në ankth.—Fi 4:6, 7
Ndihmë praktike dhe emocionale nga të tjerët.—1Gjo 3:17, 18
SHIHNI VIDEON JEHOVAI ËSHTË ‘DËGJUESI I LUTJES’, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Si na jep zemër përvoja e vëlla Shimizut kur na kufizon një problem shëndetësor?
Si mund ta imitojmë vëlla Shimizun?