BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb22 shtator f. 3
  • Kërko mençuri për jetën e përditshme në JW.ORG

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kërko mençuri për jetën e përditshme në JW.ORG
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Material i ngjashëm
  • Ide për studimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Mund të marrësh ndihmë
    Zgjohuni!—2020
  • Ide si ta përdorësh sitin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Siti ynë zyrtar​—Projektuar për dobinë tonë dhe të të tjerëve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
mwb22 shtator f. 3

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kërko mençuri për jetën e përditshme në JW.ORG

Fjala e Perëndisë na pajis plotësisht që të përballojmë sprovat në këto ditë të fundit e të vështira. (2Ti 3:1, 16, 17) Megjithatë, ndonjëherë mund të na duhet ndihmë për të gjetur parime nga Bibla që zbatohen në një situatë të caktuar. Për shembull, mos je prind që kërkon këshilla për rritjen e fëmijëve? Apo një adoleshent që po përballesh me sprovat e besimit; a një i ve ose e ve që po vuan vdekjen e bashkëshortit? Në jw.org do të gjesh materiale me parime specifike nga Bibla, që do të të ndihmojnë në këto situata e shumë të tjera.—Pr 2:3-6.

Siti jw.org në një tablet. Një figurë e vogël tregon opsionin MËSIME NGA BIBLA.

Te faqja kryesore e jw.org, kliko te MËSIME NGA BIBLA dhe, te tabela që hapet, zgjidh kategorinë që preferon. (Shih figurën 1.) Ose kliko te BIBLIOTEKË > SERI ME ARTIKUJ, dhe pastaj kategorinë që të pëlqen. (Shih figurën 2.) Të njëjtat kategori mund t’i gjesh edhe në JW Library®.a Në cilindo nga këto vende të kërkosh, do të krijosh një ide të artikujve edhe duke u hedhur një vështrim të shpejtë. Një mundësi tjetër është të gjesh një temë specifike duke përdorur opsionin e kërkimit në jw.org.

Siti jw.org në një tablet. Dy figura të vogla tregojnë opsionin BIBLIOTEKË dhe kategorinë SERI ME ARTIKUJ.

Shkruaj temat e mëposhtme në kutinë «Kërko» dhe mbaj shënim artikujt që do të doje t’i lexoje.

  • Rritja e fëmijëve

  • Depresioni tek adoleshentët

  • Vdekja e bashkëshortit

a Për disa seri, të gjithë artikujt e trajtuar i gjen vetëm në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo