BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb22 shtator f. 5
  • Martesa—Një lidhje për gjithë jetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Martesa—Një lidhje për gjithë jetën
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë këshillash jep Bibla për beqarët dhe të martuarit?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Martesa, dhuratë nga një Perëndi i dashur
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Përgatitje për një martesë të suksesshme
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Udhëheqje hyjnore për të zgjedhur një bashkëshort
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
mwb22 shtator f. 5
Një çift së bashku në shërbim.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Martesa—Një lidhje për gjithë jetën

Një martesë e krishterë e suksesshme e nderon Jehovain dhe i sjell gëzim çiftit. (Mr 10:9) Për të pasur një martesë të lumtur e jetëgjatë, të krishterët duhet t’u përmbahen ngushtësisht parimeve të Biblës kur zgjedhin shokun e jetës.

Njihu me dikë vetëm pasi ‘të kesh kaluar lulen e rinisë’, kohë kur impulset e forta seksuale mund të ta shtrembërojnë gjykimin. (1Ko 7:36) Përdori me mençuri vitet e beqarisë për të forcuar miqësinë me Perëndinë dhe për të zhvilluar cilësi të krishtere. Kështu do të arrish t’i kontribuosh suksesit në martesë.

Para se të vendosësh të martohesh me dikë, merr aq kohë sa të nevojitet për të njohur «njeriun e fshehtë të zemrës». (1Pj 3:4) Nëse të lindin dyshime serioze, diskutoji me bashkëshortin e mundshëm. Ashtu si në marrëdhëniet e tjera njerëzore, edhe në martesë duhet të mendosh më shumë çfarë të japësh, sesa të marrësh. (Fi 2:3, 4) Po t’i zbatosh parimet e Biblës para martesës, do të hedhësh një themel të shkëlqyer për një jetë të lumtur martesore.

SHIHNI VIDEON TË PËRGATITEMI PËR MARTESËN—PJESA 3: «LLOGARIT SHPENZIMET», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si po shkonte lidhja e motrës me Tonin?

  • Çfarë vuri re kur e njohu më mirë?

  • Si e ndihmuan prindërit dhe cilin vendim të mençur mori?

Një vëlla që po njihet me një motër, mund të shqyrtojë këto pyetje:

Çfarë cilësish të krishtere ka? Si e tregon ajo se po kërkon në radhë të parë Mbretërinë? A tregon respekt për drejtimin që jep Bibla dhe organizata? A duket që ka merak për nevojat e të tjerëve?

Një motër që po njihet me një vëlla, mund të shqyrtojë këto pyetje:

Çfarë cilësish të krishtere ka? A kanë për të më shumë rëndësi adhurimi ndaj Perëndisë dhe përgjegjësitë në kongregacion, sesa puna, paratë, sporti dhe zbavitja? Si i trajton familjarët? A duket që ka merak për nevojat e të tjerëve?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo