TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Jehovai nuk e harron punën tuaj të palodhur
Ndonjëherë mund të ndihemi sikur të tjerët nuk janë mirënjohës për punën e palodhur që bëjmë për ta dhe e harrojnë shpejt. Po kur punojmë për Jehovain? Perëndia ynë mirënjohës nuk i harron kurrë përpjekjet tona me gjithë zemër për t’i shërbyer atij. Ai s’na braktis edhe kur nuk bëjmë sa më parë për shkak të shëndetit.—He 6:10.
SHIHNI VIDEON JEHOVAI NUK HARRON, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Si ka punuar pa u lodhur vëlla Hibshmani në caktime të ndryshme në shërbim të Jehovait?
Si e tregoi Jehovai se nuk e harroi vëlla Hibshmanin pasi i vdiq gruaja e kur shëndeti iu përkeqësua për shkak të moshës?
Pse mund të themi se jeta e vëlla Hibshmanit në shërbimin e plotkohor ka qenë plot bekime?—Pr 10:22