BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb23 maj f. 5
  • A je i përgatitur për një krizë ekonomike?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A je i përgatitur për një krizë ekonomike?
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
  • Material i ngjashëm
  • A je i përgatitur?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Të përgatitur në orët e fundit ‘të ditëve të fundit’
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Jehozafati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Vendime që tregojnë se mbështetemi te Jehovai
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
mwb23 maj f. 5

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

A je i përgatitur për një krizë ekonomike?

Nuk tronditemi kur ngjarjet botërore krijojnë destabilitet ekonomik në shkallë globale. Pse jo? Ngaqë jemi të zhytur thellë në ditët e fundit dhe ngaqë Bibla na ka paralajmëruar që ‘të mos i varim shpresat te pasuria e pasigurt’. (1Ti 6:17; 2Ti 3:1) Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i mbretit Jehozafat që të jemi të përgatitur për një krizë ekonomike?

Kur u kërcënua nga kombe armike, Jehozafati tregoi besim te Jehovai. (2Kr 20:9-12) Gjithashtu ndërmori hapa praktikë për të përgatitur kombin, duke fortifikuar qytetet dhe duke ngritur garnizone. (2Kr 17:1, 2, 12, 13) Ashtu si Jehozafati, është në të mirën tonë të besojmë te Jehovai dhe të ndërmarrim hapa praktikë për të përballuar kohët e vështira.

SI TË PËRGATITEMI PËR NJË KRIZË EKONOMIKE?

Forco besimin: Kënaqu me ato që ke dhe forco besimin tek aftësia e Jehovait për të t’i plotësuar nevojat e përditshme. (Mt 6:26; 1Ti 6:8) Ji i vendosur që këto nevoja t’i plotësosh pa bërë kurrë kompromis me parimet e Biblës. (Ro 2:21) Mendo çfarë mund të bësh që të kesh ushqim besimforcues nëse ndërpritet energjia elektrike ose interneti. Mbaj mënjanë disa botime në formatin e shtypur dhe, nëse është e mundur, shkarko që më përpara disa në formatin elektronik.

Merr hapa praktikë: Zvogëlo borxhet dhe shpenzimet e panevojshme para se të lindin probleme ekonomike. (Pr 22:7) Nëse është e mundur, mbaj rezerva të arsyeshme me ushqim dhe artikuj të tjerë të nevojshëm. Disa mund të mendojnë të kursejnë duke mbjellë perime në bahçe.

SHIHNI VIDEON A JE I PËRGATITUR PËR KATASTROFA?, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

Skenë nga videoja «A je i përgatitur për katastrofa?» Figura tregon një Bibël, një çantë shpine me një smartfon pranë dhe punëtorë ndërtimi.
  • Çfarë mund të bëjmë që të jemi të përgatitur për një katastrofë?

Skenë nga videoja «A je i përgatitur për katastrofa?» Vëllezërit ndihmojnë në ndërtim dhe duke shkarkuar materiale nga një kamion.
  • Si të përgatitemi që të ndihmojmë të tjerët?

SUGJERIM

Gjatë adhurimit familjar, rishikoni Zgjohuni! nr. 1 2022. Shqyrtoni çfarë hapash të tjerë mund të bëni, që të jeni të përgatitur për një katastrofë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo