BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb24 janar f. 12-13
  • 19-25 shkurt

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 19-25 shkurt
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2024
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2024
mwb24 janar f. 12-13

19-25 SHKURT

PSALMET 8-10

Kënga 2 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. ‘O Jehova, ty do të të lëvdoj!’

(10 min.)

Jehovai është jashtëzakonisht i mirë me ne (Ps 8:3-6; w21.08 3 ¶6)

E lëvdojmë me kënaqësi, kur u flasim të tjerëve për veprat e tij të mrekullueshme (Ps 9:1; w20.05 23 ¶10)

Gjithashtu e lëvdojmë kur i këndojmë nga zemra (Ps 9:2; w22.04 7 ¶13)

Kolazh: Mënyra si ta lëvdojmë Jehovain. 1. Një motër e moshuar i predikon një infermiereje. 2. Vëllezër e motra këndojnë në mbledhje. 3. Një djalë i vogël ngre dorën që të komentojë gjatë një mbledhjeje. 4. Një vëlla adoleshent ndihmon me pastrimin e Sallës së Mbretërisë. 5. Një motër adoleshente i predikon një shoqeje klase.

PYET VETEN: «Në ç’mënyra të tjera mund ta lëvdoj Jehovain?»

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 8:3, shën.—Çfarë donte të thoshte psalmisti kur iu referua gishtërinjve të Perëndisë? (it Gishti ¶3)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Ps 10:1-18 (th mësimi 11)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Personi thotë se nuk beson te Zoti. (lmd mësimi 5, pika 4)

5. Ushqe interesin

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Në një bisedë të mëparshme, personi të ka thënë se nuk beson te Zoti, por është i gatshëm të shqyrtojë prova se ka një Krijues. (th mësimi 7)

6. Fjalim

(5 min.) w21.06 6-7 ¶15-18—Tema: Ndihmoje studentin të lëvdojë Jehovain. (th mësimi 10)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 10

7. Si të japim dëshmi joformale sa më natyrshëm

(10 min.) Diskutim.

Një mënyrë si mund ta lëvdojmë edhe më shumë Jehovain, është duke u dëshmuar atyre që takojmë në aktivitetet e përditshme. (Ps 35:28) Në fillim mund të ndihemi nervozë për të dhënë dëshmi joformale. Megjithatë, kur mësojmë si t’i nisim dhe si t’i vazhdojmë natyrshëm bisedat, mund t’ia marrim dorën dhe të gjejmë kënaqësi.

Skenë nga videoja «Ji gati për të shpallur ‘lajmin e mirë të paqes’​—⁠Merr iniciativën». Një motër fillon një bisedë me një grua që e ka të ulur afër në restorant.

Shihni VIDEON Ji gati për të shpallur «lajmin e mirë të paqes»—Merr iniciativën, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

Si të ndihmon ky dramatizim të bëhesh më i aftë në dëshminë joformale?

Ja disa ide si t’ia nisësh:

  • Ji syçelë ndaj mundësive për të nisur biseda sa herë që del nga shtëpia. Lutju Jehovait. Kërkoji të të drejtojë te personat me zemër të sinqertë

  • Ji miqësor dhe shfaq interes të sinqertë. Përpiqu të mësosh diçka për personin që të dish cila e vërtetë nga Bibla mund t’i interesojë

  • Gjej një mundësi për të shkëmbyer të dhënat e kontaktit, nëse është e përshtatshme

  • Mos u mërzit nëse biseda përfundon para se të japësh dëshmi

  • Vazhdo të mendosh për personin edhe pas bisedës dhe të shfaqësh interes duke i dërguar linkun e një vargu nga Bibla ose të një artikulli në jw.org

Provo këtë: Nëse dikush të pyet: «Si shkoi fundjava?», tregoji ndonjë gjë që ke mësuar në mbledhje ose diçka nga aktiviteti yt si mësues i Biblës.

8. Ndihmë për kongregacionin

(5 min.)

9. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 6 ¶1-8 dhe hyrja e pjesës 2

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 65 dhe lutja

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo