29 PRILL–5 MAJ
PSALMET 34-35
Kënga 10 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. ‘Lëvdoje Jehovain përherë’
(10 min.)
Davidi e lëvdoi Jehovain edhe kur ishte në hall (Ps 34:1; w07 1/3 22 ¶11)
Ai fliste gjithë mburrje për Jehovain dhe jo për veten (Ps 34:2-4; w07 1/3 22 ¶13)
Fjalët e lëvdimit të Davidit i forcuan të tjerët (Ps 34:5; w07 1/3 23 ¶15)
Pasi shpëtoi nga Abimeleku, Davidit iu bashkuan në shkretëtirë 400 burra që vuanin nga padrejtësitë e Saulit. (1Sa 22:1, 2) Davidi mund të ketë pasur ndër mend pikërisht ata kur kompozoi këtë psalm.—Ps 34, mbishkrimi.
PYET VETEN: «Si mund ta lëvdoj Jehovain në mbledhjen e ardhshme kur të flas me dikë?»
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
Ps 35:19—Ç’kuptim ka lutja e Davidit për të mos i lënë ata që e urrenin ‘të shkelnin syrin’? (w06 15/5 20 ¶2)
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Ps 34:1-22 (th mësimi 5)
4. Nis një bisedë
(2 min.) DËSHMI JOFORMALE. Biseda mbyllet para se të japësh dëshmi. (lmd mësimi 1, pika 4)
5. Ushqe interesin
(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. (lmd mësimi 2, pika 4)
6. Shpjego bindjet e tua
(5 min.) Demonstrim. ijwfq 59—Tema: Si e përcaktojnë Dëshmitarët e Jehovait nëse një festë është e pranueshme për Perëndinë? (th mësimi 17)
Kënga 59
7. Tri mënyra si ta lëvdojmë Jehovain në mbledhje
(15 min.) Diskutim.
Mbledhjet e kongregacionit janë një mundësi e shkëlqyer që të lëvdojmë Jehovain. Ja 3 mënyra si e bëjmë këtë:
Bisedat: Fol për mirësinë e Jehovait kur bisedon me të tjerët. (Ps 145:1, 7) A ke dëgjuar ose lexuar ndonjë pikë të veçantë nga e cila ke nxjerrë dobi? A ke pasur ndonjë eksperiencë të bukur në shërbim? A je inkurajuar nga fjalët ose veprimet e dikujt? A të ka lënë mbresa ndonjë aspekt i krijimit? Të gjitha këto janë dhurata nga Jehovai. (Jk 1:17) Ndaj përpiqu të vish ca minuta më herët që të kesh kohë të bisedosh me të tjerët.
Komentet: Përpiqu të bësh të paktën një koment çdo mbledhje. (Ps 26:12) Mund t’i përgjigjesh direkt pyetjes ose të komentosh një pikë dytësore, një shkrim, një figurë a të bësh një zbatim. Përgatit disa komente, sepse ka shumë të ngjarë që edhe të tjerë të ngrenë dorën njëkohësisht me ty. Nëse komentet e tua zgjatin 30 sekonda ose më pak, do t’u japësh mundësi më shumë vetave ‘t’i paraqitin Perëndisë një flijim lëvdimi’.—He 13:15.
Këngët: Këndo me entuziazëm këngët e Mbretërisë. (Ps 147:1) Mbase nuk ta japin komentin në çdo mbledhje, sidomos nëse je në një kongregacion të madh, ama mundësinë për të kënduar e ke gjithmonë. Edhe nëse mendon se nuk këndon bukur, kur bën më të mirën, kjo e kënaq jashtë mase Jehovain. (2Ko 8:12) Mund të përgatitesh duke i praktikuar këngët në shtëpi.
Shihni VIDEON Organizata jonë në rrjedhën e historisë—Dhurata e këngës, pjesa 1, dhe pastaj bëj këtë pyetje:
Si e ka treguar organizata që në fillimet e saj sa e rëndësishme është ta lëvdojmë Jehovain me këngë?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 9 ¶1-7, hyrja e pjesës 3 dhe kutia në f. 70