BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb25 mars f. 14-15
  • 28 prill–4 maj

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 28 prill–4 maj
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
mwb25 mars f. 14-15

28 PRILL–4 MAJ

PROVERBAT 11

Kënga 90 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Mos e thuaj!

(10 min.)

Mos thuaj diçka që do të dëmtonte «të afërmin» tënd (Pr 11:9; w02 15/5 26 ¶4)

Mos thuaj diçka që do të shkaktonte përçarje (Pr 11:11; w02 15/5 27 ¶2-3)

Mos trego një çështje konfidenciale (Pr 11:12, 13; w02 15/5 27 ¶5)

Dy vëllezër bisedojnë në Sallën e Mbretërisë. Njëri nga ata flet keq për një vëlla që po vjen drejt tyre.

PËR MEDITIM: Si na ndihmojnë fjalët e Jezuit te Luka 6:45, të shmangim të folurin lëndues?

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Pr 11:17—Si i bëjmë mirë vetes kur tregohemi zemërmirë? (g20.1 11, kutia)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Pr 11:1-20 (th mësimi 5)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Gjej një mënyrë për t’i treguar personit diçka që ke mësuar në një nga mbledhjet e fundit. (lmd mësimi 2, pika 4)

5. Ushqe interesin

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Prezanto një video nga Çanta e mjeteve mësimore. (lmd mësimi 8, pika 3)

6. Bëj dishepuj

(4 min.) DËSHMI PUBLIKE. Ofro një studim të Biblës dhe trego si bëhet. (lmd mësimi 10, pika 3)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 157

7. Mos e lejo të folurin tënd të prishë paqen

(15 min.) Diskutim.

Ngaqë jemi të papërsosur, themi gjëra të gabuara. (Jk 3:8) Megjithatë, nëse i mendojmë pasojat e fjalëve tona, nuk do të themi ato gjëra për të cilat më vonë do të pendoheshim. Ja disa lloje të foluri që mund të prishin paqen në kongregacion:

  • Mburrja. Dikush që mburret, lavdëron veten dhe nxit konkurrencë e zili.—Pr 27:2

  • Gjuha mashtruese. Ky i folur nuk përfshin vetëm gënjeshtrat ashiqare, por edhe gjërat që qëllimisht e çojnë dikë në konkluzione të gabuara. Madje, edhe nëse mashtrojmë për një gjë fare të vogël, mund të shkatërrojmë besimin e të tjerëve te ne dhe të prishim reputacionin tonë.—Ek 10:1

  • Thashethemet. Të bësh thashetheme, do të thotë të flasësh për njerëzit dhe jetën e tyre, duke shtrembëruar faktet ose duke treguar gjërat e tyre personale. (1Ti 5:13) Thashethemet mund të shkaktojnë grindje dhe përçarje

  • Shpërthimet e zemërimit. Ky i folur përfshin t’i shfrysh nervat dikujt që të acaron. (Ef 4:26) Shpërthimet e zemërimit mund të shkaktojnë dhembje.—Pr 29:22

Skena nga videoja «‘Flakni tej’ gjërat që prishin paqen​—⁠Fragment». 1. Emili dhe Klara janë ulur përballë njëra⁠-⁠tjetrës në një kafene. Klara shikon postimet e Uendit në rrjetet sociale. 2. Uendi i flet gjithë nerva Klarës në parkimin e Sallës së Mbretërisë.

Shihni VIDEON «Flakni tej» gjërat që prishin paqen—Fragment, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Çfarë mësove për mënyrën si ndikon i foluri ynë te paqja e kongregacionit?

Për të mësuar si bënë paqe motrat, shih videon ‘Kërko dhe ndiq udhën e paqes’.

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 25 ¶14-21

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga e re për kongresin e vitit 2025 dhe lutja

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo