19-25 MAJ
PROVERBAT 14
Kënga 89 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Pesho çdo hap kur je përballë një katastrofe
(10 min.)
Mos i beso çdo fjale që dëgjon (Pr 14:15; w23.02 22-23 ¶10-12)
Mos u mbështet vetëm tek instinktet e tua ose tek eksperiencat e së shkuarës (Pr 14:12)
Mos u vër veshin atyre që hedhin poshtë drejtimin e organizatës së Jehovait (Pr 14:7)
PËR MEDITIM: Pleq, a jeni gati të ndiqni drejtimin e organizatës dhe të mbështeteni te Jehovai kur ndodh një katastrofë?—w24.07 5 ¶11.
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
Pr 14:17—Në ç’kuptim «njeriu që mendohet mirë», urrehet? (it-2-E 1094)
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Pr 14:1-21 (th mësimi 11)
4. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. Tregoji një varg nga Bibla dikujt që të thotë se është i shqetësuar për situatën ekonomike. (lmd mësimi 3, pika 3)
5. Ushqe interesin
(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Ofroji personit një revistë që trajton një temë për të cilën ka shfaqur interes në bisedën e mëparshme. (lmd mësimi 9, pika 4)
6. Bëj dishepuj
(5 min.) Nxite studentin ta lexojë Biblën çdo ditë dhe tregoji si ta arrijë këtë synim. (th mësimi 19)
Kënga 126
7. Përgatitu që më parë për një katastrofë
(15 min.) Diskutim.
Të mbahet nga një plak. Përmend përkujtues nga zyra e degës dhe trupi i pleqve, nëse ka.
Teksa jetojmë në ditët e fundit, e dimë se gjërat do të bëhen gjithnjë e më të vështira. (2Ti 3:1; shënimi për studim te Mt 24:8, nwtsty-E) Kur populli i Jehovait përballet me një katastrofë, në kohën e duhur merr shpeshherë udhëzime që janë jetëshpëtuese. Mbijetesa jonë mund të varet nga bindja që tregojmë teksa përgatitemi që tani, duke forcuar besimin dhe duke bërë hapa praktikë.—Pr 14:6, 8.
Forco besimin: Bëje zakon të kesh një program të mirë. Gjithashtu, përmirëso aftësitë e tua në forma të ndryshme shërbimi. Nëse përkohësisht ndahesh nga motrat dhe vëllezërit në kongregacion, mos të të zërë paniku. (Pr 14:30) Mbaj ndër mend se kurrë nuk do të jesh larg Perëndisë Jehova dhe Jezu Krishtit.—od 176 ¶15-17
Merr hapa praktikë: Përveç çantave të emergjencës, çdo familje duhet të ketë rezerva të mjaftueshme ushqimi, uji, ilaçesh dhe gjërash të tjera të nevojshme, nëse do t’u duhet të qëndrojnë në shtëpi për një kohë të gjatë.—Pr 22:3; g17.5 4
Shihni VIDEON A je i përgatitur për katastrofa?, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Si mund të na ndihmojë Jehovai në kohë katastrofash?
Çfarë hapash praktikë mund të bëjmë për t’u përgatitur?
Si mund t’i ndihmojmë ata që janë prekur nga katastrofat?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 26 ¶18-22 dhe kutia në f. 209