BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb25 korrik f. 12-13
  • 18-24 gusht

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 18-24 gusht
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
mwb25 korrik f. 12-13

18-24 GUSHT

PROVERBAT 27

Kënga 102 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Si nxjerrim dobi nga miqtë e vërtetë?

(10 min.)

Miqtë e vërtetë me guxim na japin këshilla kur na nevojiten (Pr 27:5, 6; w19.09 5 ¶12)

Ata mund të jenë në gjendje të na ndihmojnë më shumë se të afërmit (Pr 27:10; it-2-E 491 ¶3)

Miqtë e vërtetë kanë ndikim të mirë te ne (Pr 27:17; w23.09 9 ¶7)

Një vëlla i ri ndihmon një vëlla të moshuar të flasë me mjeken.

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Pr 27:21—Në ç’mënyrë vihet në provë njeriu nga lëvdatat? (w06 15/9 19 ¶12)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Pr 27:1-17 (th mësimi 5)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Personi nuk i përket fesë së krishterë. (lmd mësimi 6, pika 5)

5. Ushqe interesin

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Prezanto një video nga Çanta e mjeteve mësimore. (lmd mësimi 8, pika 3)

6. Fjalim

(5 min.) ijwyp artikulli 75—Tema: Ç’të bëj nëse miku im më lëndon? (th mësimi 14)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 109

7. «Vëlla në ditë të vështira»

(15 min.) Diskutim.

Jehovai na ka dhënë një familje të madhe mbarëbotërore ku mund të gjejmë miq të dashur. Edhe pse jemi miqësorë me të gjithë në kongregacion, sa prej tyre i kemi vërtet miq të ngushtë? Miqësitë e forta bazohen te mirëkuptimi, besimi te njeri-tjetri, komunikimi i hapur, eksperiencat e ndërtuara së bashku dhe tek altruizmi. Prandaj, për të lidhur miqësi dhe për t’i ruajtur ato, kërkohet kohë dhe përpjekje.

Lexo Proverbat 17:17 dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Pse është e mençur të lidhim miqësi të ngushta para se të fillojë shtrëngimi i madh?

Lexo 2 Korintasve 6:12, 13 dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Si na ndihmojnë këto vargje për të bërë miq?

Skenë nga videoja «‘Për çdo gjë ka një kohë të caktuar’​—⁠Lidhja e miqësive kërkon kohë». Teksa janë ulur në një stol në palestër, Augusti i zgjat topin e basketbollit Benit.

Shihni VIDEODRAMATIZIMIN «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar»—Lidhja e miqësive kërkon kohë, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Çfarë mësove nga kjo video për miqësitë?

Hapi i parë drejt një miqësie mund të jetë një buzëqeshje ose një përshëndetje e ngrohtë. Kjo miqësi mund të bëhet më e ngushtë, kur shfaqim interes të sinqertë. Megjithatë, do kohë që ajo të forcohet, ndaj tregohu i duruar. Si rezultat, do të kesh një miqësi që zgjat përjetësisht.

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) lfb mësimet 10-11

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 118 dhe lutja

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo